Tetori Rozë, EUROSIG-INSIG me paketë të dedikuar 50 euro për person

Në kuadër të tetorit rozë, grupi lider në tregun e sigurimeve Eurosig-Insig-UBA Bank shpalos një paketë të dedikuar me ofertë të veçantë, për të ndërgjegjësuar vajzat dhe gratë të kryejnë kontrolle për parandalimin e kancerit të gjirit. Në një konferencë për mediat kreu i grupit Kadri Morinaj njoftoi ofertën 50 euro, e cila do të

tetor 1, 2025 - 18:00
 0
Tetori Rozë, EUROSIG-INSIG me paketë të dedikuar 50 euro për person
Tetori Rozë, EUROSIG-INSIG me paketë të dedikuar 50 euro për person

Tetori Rozë, EUROSIG-INSIG me paketë të dedikuar 50 euro për person

Në kuadër të tetorit rozë, grupi lider në tregun e sigurimeve Eurosig-Insig-UBA Bank shpalos një paketë të dedikuar me ofertë të veçantë, për të ndërgjegjësuar vajzat dhe gratë të kryejnë kontrolle për parandalimin e kancerit të gjirit.

Në një konferencë për mediat kreu i grupit Kadri Morinaj njoftoi ofertën 50 euro, e cila do të përfshijë një sërë analizash dhe ekosh të që u nevojiten individëve për të kryer ekzaminimet e duhura.

Kadri Morinaj, Presidenti i Grupit Eurosig-Insig-UBA Bank theksoi:

Grupi i sigurimeve Eurosig–Insig vijon të konsolidojë pozitën e tij si një nga grupet më serioze në Shqipëri dhe rajon, duke vendosur një standard të lartë transparence dhe korrektësie në trajtimin e kërkesave për dëmshpërblim. Vetëm gjatë 9-mujorit 2025 shifrat tregojnë një rritje të jashtëzakonshme në shlyerjen e dëmeve me mbi 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në total Grupi Eurosig–Insig ka paguar dëme me vlerë 2.55 miliardë lekë ose mbi 26 milionë euro. Por sipas presidentit të grupit qytetarët duhet të jenë edhe më të ndërgjegjësuar në sigurimin e jetës.

Treguesit financiarë, janë dëshmi konkrete se mijëra qytetarë, biznese dhe familje kanë gjetur te Grupi Eurosig–Insig mbështetjen dhe sigurinë në momentet më të vështira, duke reflektuar fuqinë e tij si një faktor kyç në industrinë e sigurimeve në Shqipëri dhe Kosovë.

Federal Rezervë në nëntor të këtij viti do të zhvillojë konferencën ndërkombëtare “IAIS Annual Conference 2025 in Tirana, Albania”, për të cilën ka mbi 2 vite që punohet që kur Ervin Mete ishte Drejtor i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, ku do të punohet edhe për ligjin e ri të sigurimeve.

Gjithashtu Z. Morinaj theksoi ecurinë shumë pozitive të UBA Bank, ku ka zgjeruar rrjetin me 20 degë aktualisht. Me mbi 25% rritje depozitash dhe kreditim për individët e bizneset, UBA Bank tashmë është renditur si faktor në tregun bankar në vend.