Thirrje publike për fermerët e ri në Maqedoninë e Veriut: Mbështetje 600 mijë denarë

Në Maqedoninë e Veriut është shpallur thirrja publike për paraqitjen e aplikimeve për shfrytëzimin e mjeteve nga Programi për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2025, kjo i referohet fermerëve të rinj për fillimin e aktiviteteve bujqësore, transmeton Portalb.mk. Thirrja publike u dedikohet fermerëve të rinj të moshës 18 deri në 40 […]

Prill 13, 2025 - 20:00
 0  7
Thirrje publike për fermerët e ri në Maqedoninë e Veriut: Mbështetje 600 mijë denarë
Cvetan Tripunovski, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Foto nga Qeveria e RMV-së.

Në Maqedoninë e Veriut është shpallur thirrja publike për paraqitjen e aplikimeve për shfrytëzimin e mjeteve nga Programi për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2025, kjo i referohet fermerëve të rinj për fillimin e aktiviteteve bujqësore, transmeton Portalb.mk.

Thirrja publike u dedikohet fermerëve të rinj të moshës 18 deri në 40 vjeç, të cilët:

  • Nisin për herë të parë aktivitetin bujqësor,
  • Marrin përsipër një ndërmarrje ekzistuese ose krijojnë ndërmarrje të re bujqësore.
  • Janë regjistruar në Regjistrin e Unifikuar të Ekonomive Bujqësore në 18 muajt e fundit.

Mbështetja maksimale financiare për përfituesit për këtë masë (Masa 112) për është 600.000 denarë, gjegjësisht 100% e shpenzimeve të bëra.

Ministri i Bujqësisë Cvetan Tripunovski sqaroi se këto mjete të planifikuara do të ndahen për periudhën e zbatimit të planit të biznesit dhe do të paguhen çdo vit, por maksimumi në tre këste.

Gjithashtu, parashikohet një paradhënie prej 40% e investimit në fjalë.

“Kjo Thirrje Publike është vetëm një nxitje për të rinjtë tanë që të hyjnë në sektorin e bujqësisë dhe të vazhdojnë të drejtojnë procesin e prodhimit të ushqimit cilësor”, tha Tripunovski.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 09.05.2025.