Tjetër kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari – Kësaj radhe për mbeturinat

Sektori për Punë të Brendshme në Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal ndaj F.D. (51), nga fshati Sërbicë e Kërçovës, kryetar aktual i Komunës së Kërçovës, nën dyshimin e bazuar për The post Tjetër kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari – Kësaj radhe për mbeturinat appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Korrik 29, 2025 - 19:30
 0
Tjetër kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari – Kësaj radhe për mbeturinat

Sektori për Punë të Brendshme në Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal ndaj F.D. (51), nga fshati Sërbicë e Kërçovës, kryetar aktual i Komunës së Kërçovës, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale “mospërmbushje e detyrave zyrtare” dhe “rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës përmes mbeturinave”.

Sipas MPB-së, “i denoncuari, duke vepruar në mënyrë të papërgjegjshme gjatë kryerjes së detyrave të tij ligjore dhe duke mos ushtruar mbikëqyrjen e domosdoshme, që nga viti 2020 ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për menaxhim me mbeturina dhe Ligjit për mbrojtje të mjedisit jetësor”.

“Më konkretisht, ai ka lejuar formimin e një deponie ilegale në një zonë të banuar në Kërçovë, në një sipërfaqe prej mijëra metra katrorë, për të cilën ka dhënë urdhra të punësuarve të komunës që çdo ditë të deponojnë, hedhin apo shpërndajnë mbeturina, duke vepruar në një mënyrë që ndikon në ndryshimin e cilësisë së ajrit, tokës, ujit apo rrjedhave ujore – në një masë që mund të përkeqësojë kushtet e jetesës për njerëzit, kafshët dhe bimët, dhe të rrezikojë mbijetesën e tyre”, thuhet në kumtesën zyrtare të MPB-së.

The post Tjetër kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari – Kësaj radhe për mbeturinat appeared first on Flaka, në çdo lajm... .