Toni Kroos pranë rikthimit te Real Madridi, Florentino Perez afër ta bindë gjermanin
Vetëm dy vite pas largimit nga Real Madridi, Toni Kroos është shumë pranë një rikthimi të bujshëm në “Santiago Bernabeu”, por kësaj radhe në një rol jashtë fushës. Sipas raportimeve nga e përditshmja AS, brenda klubit mbretëror kanë nisur diskutimet konkrete për riintegrimin e ish-mesfushorit gjerman në strukturën sportive. Raporti thotë se drejtuesit e Real […]


Vetëm dy vite pas largimit nga Real Madridi, Toni Kroos është shumë pranë një rikthimi të bujshëm në “Santiago Bernabeu”, por kësaj radhe në një rol jashtë fushës.
Sipas raportimeve nga e përditshmja AS, brenda klubit mbretëror kanë nisur diskutimet konkrete për riintegrimin e ish-mesfushorit gjerman në strukturën sportive.
Raporti thotë se drejtuesit e Real Madridit e shohin Kroos si një figurë me vlerë të madhe për zhvillimin e projektit, falë përvojës së tij të jashtëzakonshme dhe inteligjencës futbollistike.
Madje, rikthimi i tij konsiderohet pothuajse i mbyllur në parim, me palët që janë shumë pranë një marrëveshjeje përfundimtare.
Një rol kyç në këtë proces po luan edhe presidenti Florentino Perez, i cili ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Kroos. Gjermani, i cili tashmë është vendosur në Madrid dhe ka hapur edhe një akademi futbolli, nuk i ka shkëputur kurrë lidhjet me klubin madrilen.
Kroos i dha fund karrierës si futbollist vetëm dy vite më parë, megjithatë Reali ende nuk ka arritur t’i gjejë një pasues adekuat, me mesfushën që ka qenë problemi kryesor i gjigantit spanjoll që kur ikën gjermani dhe Luka Modric.