Transportuesit privatë dhe ata të Trafikut Urban sonte vendosin nëse kthehen në punë nesër

Përfaqësuesit e Trafikut Urban dhe ata të transportuesve privatë në Prishtinë do të takohen sonte në orën 18:00. Në këtë takim ata pritet të vendosin nëse do të kthehen në punë nga e mërkura, nesër, pasi që Komuna e Prishtinë dhe Ministria e Financave kanë njoftuar se sot janë alokuar një pjesë e të hyrave

dhjetor 2, 2025 - 19:30
 0
Transportuesit privatë dhe ata të Trafikut Urban sonte vendosin nëse kthehen në punë nesër
Transportuesit privatë dhe ata të Trafikut Urban sonte vendosin nëse kthehen në punë nesër

Transportuesit privatë dhe ata të Trafikut Urban sonte vendosin nëse kthehen në punë nesër

Përfaqësuesit e Trafikut Urban dhe ata të transportuesve privatë në Prishtinë do të takohen sonte në orën 18:00.

Në këtë takim ata pritet të vendosin nëse do të kthehen në punë nga e mërkura, nesër, pasi që Komuna e Prishtinë dhe Ministria e Financave kanë njoftuar se sot janë alokuar një pjesë e të hyrave vetanake të Komunës.

Takimin e ka konfirmuar kryeshefi i Trafikut Urban Qëndrim Vitija dhe kryetari i Sindikatës së linjave private, Avdyl Brajshori,

Vitija ka thënë për Koha se për borxhet që u ka Komuna nuk mjaftojnë vetëm 2.7 milionë eurot e alokuara deri tani.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të martën ka njoftuar se kanë nisur të kryejnë pagesat e borxheve pas alokimit të pjesshëm të mjeteve nga Ministria e Financave.

Më herët, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Komunës së Prishtinë i janë alokuar 2.7 nga 25 milionë euro sa janë në total të hyrat vetanake të vitit 2024.