Tre shtetasit italianë nuk shkojnë në Komisionin Hetimor të Sterilizimit, Vokshi: Do të njoftojmë policinë
Tre shtetasit italianë nuk do të jenë prezentë në mbledhjen e Komisionit Hetimor të Sterilizmit dhe Check Up-it për të dëshmuar. Për këtë veprim, Vokshi tha në mbledhjen e komisionit se do të njoftojë policinë, në mënyrë që kjo e fundit të sigurojë praninë e tyre në komision. Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi: Tre shtetasit italianë […]
Tre shtetasit italianë nuk do të jenë prezentë në mbledhjen e Komisionit Hetimor të Sterilizmit dhe Check Up-it për të dëshmuar.
Për këtë veprim, Vokshi tha në mbledhjen e komisionit se do të njoftojë policinë, në mënyrë që kjo e fundit të sigurojë praninë e tyre në komision.
Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi: Tre shtetasit italianë refuzuan të ishin prezentë në mbledhjen e komisionit dy herët e tjera, kjo është hera e tretë. Për shkak të angazhimeve të tyre në Itali dhe jashtë Shqipërisë dhe kohës së shkurtër të njoftimit e kanë të pamundur të organizojnë udhëtimin drejt Shqipërisë, sipas tyre.
Secili prej tyre është jo vetëm aksioner i kompanisë së koncesionit të sterilizimit. Dy prej tyre kanë marrë miliona lekë me konsulencë private të marrë nga koncesionet, kanë kompani nënkontraktuese, i marrin taksat e shqiptarëve nga të gjitha xhepat, e konsiderojmë të domosdoshme prezencën e tyre në komision. Do vijojmë procedurën ligjore që parashikon thirrjen e qytetarëve duke njoftuar policinë dhe policia të sigurojë praninë e tyre në komision.
Lista e personave që do të pyeten sot janë:
Ora 9.30 Ilir Rrapaj
Ora 14.00 Anila Denaj
Ora 16.00 Altin Fani
Ora 18.00 Umbro Staccini
Ora 19.00 Elisabetta Anzanello
Ora 20.00 Giorgio Tardioli.