PD paralajmëron protestë rreth Parlamentit ditën e miratimit të buxhetit

Kryetar i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë para Parlamentit ditën kur do të votohet projekt-buxheti për vitin 2025. Në konferencën për mediat, Berisha deklaron se protesta do të jetë e fuqishme dhe se qytetarët do të shprehin qëndrimet e tyre. “Miratimi i këtij buxheti do të shoqërohet me protestë të fuqishme rreth parlamentit, […]

Nëntor 11, 2024 - 17:00
 0  6
PD paralajmëron protestë rreth Parlamentit ditën e miratimit të buxhetit

Kryetar i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë para Parlamentit ditën kur do të votohet projekt-buxheti për vitin 2025.

Në konferencën për mediat, Berisha deklaron se protesta do të jetë e fuqishme dhe se qytetarët do të shprehin qëndrimet e tyre.

“Miratimi i këtij buxheti do të shoqërohet me protestë të fuqishme rreth parlamentit, ku qytetarët, pensionistët, fermerët, bizneset e vogla të ngrenë zërin e tyre në ditën e plaçkitjes më të madhe në parlamentin e krimit…Shtylla numër një e programit të PD do jetë ekonomia e qytetarit. 3.5 përqind e buxhetit do shkojnë për subvencione në bujqësi…Unë jam këtu për të garantuar fermerët shqiptarë se nuk do ketë buxhet kurrë që t’u alokojë atyre një të dyqindtën e tij, por dhjetëra, dhjetëra herë më shumë. 3.5 përqind e buxhetit të shtetit do parashikohen subvencione për bujqësinë. Mbështetje të drejtpërdrejtë për të gjitha sipërmarrjet që operojnë në bujqësi, blegtori, peshkim, akuakulturë, agroindustri mbi bazën e sipërfaqes së mbjellë, prodhimit të dorëzuar dhe numrit të krerëve. Çdo fermer që aplikon për mbështetje në fushat prioritare do përfitojë mbështetje pa kufizim. Do subvencionohen me 80 përqind normat e interesit të kredive bankare për bujqësi dhe blegtori. Do subvencionohen në masën 75 përqind norma e të gjithë siguracioneve në fshatin shqiptar dhe bujqësinë shqiptare. Do investohet çdo vit jo më pak se 70 milionë euro në sistemin e vaditjes dhe kullimit në mënyrë që të dyfishohet aftësia kulluese e vendit. Do hiqet që javën e parë taksa armiqësore ndaj fermerëve, TVSH-ja armiqësore 0 në blerje dhe 20 përqind në shitje. Do jetë e barabartë në blerje dhe shitje. Krijimi i agjencisë për fermerët për orientimin e tregut është një zotim jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin e këtij sektori. Mbështetja për teknologjitë e reja mbetet një prioritet i madh për PD, veçanërisht dixhitalizimi do jetë synim që të lehtësojë sa më shumë punën e fermerëve dhe të rrisin rendimentet. Rritja e sigurisë ushqimore, mbrojtja e qytetarëve shqiptarë nga mbeturinat që mbeten në prag skadimi në magazinat e botës, do jetë qëllim kryesor i yni. Ne kemi qenë dhe mbetemi të bindur se pa zhvillim rural nuk ka Shqipëri të zhvilluar. Do bëjmë gjithçka me moton që fshatrat që kenë infrastrukturën e qyteteve, dhe për këtë zotohemi që në katërvjeçarin e parë. Këto janë disa nga pikat kryesore të programit tonë për fermerët dhe bujqësinë. Edhe njëherë shpall, shtylla numër një e programit të PD do jetë ekonomia e qytetarëve. Ekonomia e qytetarëve. Ekonomia e qytetarëve. Begatimi i tyre, përmirësimi i tyre ekonomik”,-tha Berisha./Opinion.al