Trenat do qarkullojnë me shpejtësi deri në 50km/h, shkaku i temperaturave të larta
Temperaturat e larta ndikojnë në konstruksionet e çelikut Për shkak të temperaturave të larta, sot është vendosur masë parandaluese për kufizimin e shpejtësisë në komunikacionin hekurudhor, njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave –...
Temperaturat e larta ndikojnë në konstruksionet e çelikut
Për shkak të temperaturave të larta, sot është vendosur masë parandaluese për kufizimin e shpejtësisë në komunikacionin hekurudhor, njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave – Qyteti i Shkupit.
Qarkullimi në linjat hekurudhore zhvillohet rregullisht, por në periudhën nga ora 11:00 deri në 17:00, shpejtësia e trenave do të kufizohet në maksimum 50 kilometra në orë, me qëllim parandalimin e deformimeve dhe incidenteve të mundshme për shkak të zgjerimit të shinave nën ndikimin e temperaturave të larta.
Lëvizja me shpejtësi të përshtatur deri në 50 kilometra në orë mundëson kontroll më të madh, ul ngarkesën mbi shinat dhe garanton sigurinë e udhëtarëve dhe transportit të mallrave gjatë orëve më kritike të ditës.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.