Trump: Bisedimet për Iranin mund të rinisin brenda dy ditësh
Donald Trump deklaron se bisedimet për Iran mund të rifillojnë shumë shpejt, madje brenda dy ditësh, në Pakistan. Në një intervistë për New York Post, ai u shpreh se zhvillimet mund të jenë të menjëhershme. “Duhet të qëndroni aty, sepse diçka mund të ndodhë në dy ditët e ardhshme”, tha Trump. Ai vlerësoi rolin e […]
Donald Trump deklaron se bisedimet për Iran mund të rifillojnë shumë shpejt, madje brenda dy ditësh, në Pakistan.
Në një intervistë për New York Post, ai u shpreh se zhvillimet mund të jenë të menjëhershme.
“Duhet të qëndroni aty, sepse diçka mund të ndodhë në dy ditët e ardhshme”, tha Trump.
Ai vlerësoi rolin e shefit të ushtrisë pakistaneze, Asim Munir, duke e cilësuar si “fantastik” në menaxhimin e bisedimeve.Sipas Trump, gjasat janë që negociatat të rikthehen shumë shpejt.