Trump i kërkon Kinës të mos furnizojë Iranin me armë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se i ka kërkuar homologut të tij kinez Xi Jinping që Kina të mos furnizojë Iranin me armë dhe se Xi i është përgjigjur se nuk po e bën një gjë të tillë. “Kam dëgjuar se Kina po i jep armë Iranit, po e shihni kudo,” tha Trump në […]

Prill 15, 2026 - 15:00
Trump i kërkon Kinës të mos furnizojë Iranin me armë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se i ka kërkuar homologut të tij kinez Xi Jinping që Kina të mos furnizojë Iranin me armë dhe se Xi i është përgjigjur se nuk po e bën një gjë të tillë.

“Kam dëgjuar se Kina po i jep armë Iranit, po e shihni kudo,” tha Trump në një intervistë për Fox Business.

“Dhe i shkrova një letër duke i kërkuar të mos e bëjë këtë, dhe ai më shkroi një letër duke thënë se në thelb nuk po e bën,” shtoi ai.

Ndërkohë, media amerikane kanë raportuar se shërbimet e inteligjencës së SHBA-së kanë sinjalizuar se Kina mund të ketë qenë duke u përgatitur të dërgojë armë të avancuara drejt Iranit.