Trump paralajmëron Iranin: Arsyeja e vetme pse jeni gjallë është…

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndërmarrë “një tjetër goditje” ndaj Iranit përpara se vendet të takohen në tryezën e negociatave gjatë fundjavës. “Iranianët nuk duket se e kuptojnë se nuk kanë karta, përveç një zhvatjeje afatshkurtër të botës duke përdorur rrugët ujore ndërkombëtare”, shkroi ai në Truth Social. “Arsyeja e vetme pse ata janë gjallë […]

Prill 10, 2026 - 22:00
Trump paralajmëron Iranin: Arsyeja e vetme pse jeni gjallë është…

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndërmarrë “një tjetër goditje” ndaj Iranit përpara se vendet të takohen në tryezën e negociatave gjatë fundjavës.

“Iranianët nuk duket se e kuptojnë se nuk kanë karta, përveç një zhvatjeje afatshkurtër të botës duke përdorur rrugët ujore ndërkombëtare”, shkroi ai në Truth Social.

“Arsyeja e vetme pse ata janë gjallë sot është për të negociuar”, shtoi Trump.

Irani vendos kushte: Bisedimet nuk fillojnë pa u plotësuar dy kërkesa

Ndryshe, negociatat me Shtetet e Bashkuara nuk mund të fillojnë derisa Uashingtoni të përmbushë dy kushte kryesore, sipas kryetarit të parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, për të cilin disa media iraniane thonë se pritet të udhëheqë delegacionin e Teheranit gjatë bisedimeve të fundjavës në Pakistan.

Ghalibaf tha se një armëpushim në Liban dhe lirimi i aseteve të bllokuara të Iranit duhet të përmbushen përpara se të fillojnë negociatat.

Kërkesa për lirimin e aseteve të bllokuara ka qenë një çështje e përsëritur në negociatat e kaluara, por kjo është hera e parë që është ngritur si parakusht për bisedimet e ardhshme të armëpushimit. /Telegrafi/