Trump: SHBA-ja mund të hapë Ngushticën e Hormuzit, të marrë naftën dhe të bëjë pasuri
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se SHBA-ja mund ta hapë Ngushticën e Hormuzit, si dhe të marrë naftën dhe të bëjë pasuri, duke theksuar se kjo lëvizje do të ishte një burim i madh fitimi për botën, transmeton Anadolu. “Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të […] The post Trump: SHBA-ja mund të hapë Ngushticën e Hormuzit, të marrë naftën dhe të bëjë pasuri appeared first on InfoShqip.com.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se SHBA-ja mund ta hapë Ngushticën e Hormuzit, si dhe të marrë naftën dhe të bëjë pasuri, duke theksuar se kjo lëvizje do të ishte një burim i madh fitimi për botën, transmeton Anadolu.
“Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të bëjmë pasuri. Do të ishte një burim i madh fitimi për botën”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.
Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e furnizimit global me naftë, është përballur me ndërprerje që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët kundër Iranit.
Trump ka dhënë sinjale të përziera lidhur me planet e Washingtonit për këtë rrugë ujore.
Rajoni ka qenë i tensionuar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë ajrore më 28 shkurt, duke vrarë deri tani më shumë se 1.340 persona, përfshirë ish-liderin suprem Ali Khamenei.
Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa duke synuar Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë ndërkohë që ka tronditur tregjet globale të energjisë.
The post Trump: SHBA-ja mund të hapë Ngushticën e Hormuzit, të marrë naftën dhe të bëjë pasuri appeared first on InfoShqip.com.