U arrestua shtetasi i Turqisë në RMV, transportonte migrantë nga Irani dhe Siria
Mbrëmë Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar njëzet vjeçarin F.R. shtetas të Turqisë pasi i njëjti transportonte ilegalisht migrantë, raporton Poralb.mk. Ai u kap në rrugën Stojakovë-Bogdanc. “Gjatë kontrollit në veturën e pasagjerëve “Peugeot” me targa të Shkupit, të cilën e drejtonte, janë gjetur nëntë emigrantë, shtatë prej tyre nga Iraku dhe dy nga […]
Mbrëmë Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar njëzet vjeçarin F.R. shtetas të Turqisë pasi i njëjti transportonte ilegalisht migrantë, raporton Poralb.mk.
Ai u kap në rrugën Stojakovë-Bogdanc.
“Gjatë kontrollit në veturën e pasagjerëve “Peugeot” me targa të Shkupit, të cilën e drejtonte, janë gjetur nëntë emigrantë, shtatë prej tyre nga Iraku dhe dy nga Siria”, informoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse ndërsa emigrantët janë transferuar në Qendrën e pritjes-tranzitit “Vinojug” në Gevgjeli.