Padi ndaj inspektores ndërtimore, e dëmtoi buxhetin e komunës rreth 500 mijë denarë

Për shkak dëmtimit të buxhetit të komunës, Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj inspektores 60 vjeçare, transmeton Portalb.mk. “SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal ndaj 60 vjeçares L.T. nga Kumanova për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale keqpërdorimit të pozitë dhe autoritetit zyrtar”, njoftojnë nga Policia e Maqedonisë […]

shkurt 4, 2025 - 21:00
 0  9
Padi ndaj inspektores ndërtimore, e dëmtoi buxhetin e komunës rreth 500 mijë denarë
Ndërtime, ndërtesa, banesa, urbanizëm, Shkup, analiza ekonomike, ekonomi, beton

Për shkak dëmtimit të buxhetit të komunës, Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj inspektores 60 vjeçare, transmeton Portalb.mk.

“SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal ndaj 60 vjeçares L.T. nga Kumanova për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale keqpërdorimit të pozitë dhe autoritetit zyrtar”, njoftojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut, duke vlerësuar se është dëmtuar buxheti i komunës me 498 503 denarë.

Raportohet se e dyshuara, si inspektore ndërtimore në Kumanovë, pasi ka kryer ka konstatuar se një objekt në Kumanovë është ndërtim pa leje, ka shfrytëzuar buxhetin e komunës për rrënimin e këtij objekti, në vend që e njëjta të bëhet nga subjekti juridik.