U rikthyen kërcënimet e rreme me bomba në shkollat e RMV-së
Mëngjesin e sotëm disa shkolla nëpër qytete të ndryshme të RMV-së kanë marrë kërcënime për bomba, për të cilat Ministria e Brendshme tha se janë të rreme, raporton Portalb.mk. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informoi se ka raportime për vendosje eksplozive në vende të ndryshme në vend. “Sot në emailet zyrtare të disa institucioneve […]
![U rikthyen kërcënimet e rreme me bomba në shkollat e RMV-së](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2024/09/Foto-43.png?fit=1024%2C576&quality=80&ssl=1)
![Shkolla fillore "Kirili dhe Metodi" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2024/09/Foto-43.png)
Mëngjesin e sotëm disa shkolla nëpër qytete të ndryshme të RMV-së kanë marrë kërcënime për bomba, për të cilat Ministria e Brendshme tha se janë të rreme, raporton Portalb.mk.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informoi se ka raportime për vendosje eksplozive në vende të ndryshme në vend.
“Sot në emailet zyrtare të disa institucioneve arsimore në Shkup dhe qytete të tjera të vendit janë pranuar raporte për vendosjen e mjeteve shpërthyese”, tha Ministria e Brendshme.
Megjithatë Ministria tha se bëhet fjalë për raportime të rreme.
Kërcënime me bomba nëpër shkollat e RMV-së ka pasur vazhdimisht nga viti 2022 e këndej, por që rezultonin të rrejshme.
Kërcënimet me bomba kanë qenë gjithashtu të përhapura edhe në rajon.