Agjencia në krye me Bogojeskin ia hoqi akreditimin një organizate në Manastir
Agjencia Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet informoi se i ka revokuar akreditimin organizatës ZOR “SFERA International” – Manastir, përfituese shumëvjeçare e fondeve të BE-së me mbështetje të konsiderueshme financiare në periudhën e kaluar prej 132,052 euro, transmeton Portalb.mk. Nga ky institucion njoftuan gjithashtu se kanë nisur procedurë ndaj Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) […]


Agjencia Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet informoi se i ka revokuar akreditimin organizatës ZOR “SFERA International” – Manastir, përfituese shumëvjeçare e fondeve të BE-së me mbështetje të konsiderueshme financiare në periudhën e kaluar prej 132,052 euro, transmeton Portalb.mk.
Nga ky institucion njoftuan gjithashtu se kanë nisur procedurë ndaj Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) dhe Prokurorisë Themelore Publike, siç thonë, me qëllim të zbardhjes së plotë të dyshimeve për keqpërdorim të fondeve evropiane nga e njëjta organizatë.
“Aktualisht po trajtohet përmes koordinimit institucional me autoritetet kompetente në nivel kombëtar dhe europian”, informuan nga kjo Agjenci.
Kujtojmë që zgjedhja e drejtorit të ri në krye të këtij institucioni ka bërë bujë në opinion këto ditë.
Lideri i partisë së vogël “Koncepti Maqedonas” Petar Bogojeski së fundmi u zgjodh drejtor i Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet. Bogojeski në opinion njihet si shpërndarës i flaktë i gjuhës së urrejtjes dhe nacionalizmit, e cila është në kundërshtim me vlerat e BE-së.
Pavarësisht kësaj, ai u shpërblye me postin e drejtorit në krye të Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet. Qëndrimet e tij nuk përkojnë me qëllimet e institucionit ku ai është emëruar.
Në paraqitjet e tij publike ai shpesh ka përdorur nacionalizëm dhe gjuhë të urrejtjes, si ndaj shqiptarëve ashtu edhe ndaj komuniteteve tjera në vend si boshnjakët.
- LEXO: Skandal: Shkelësi i vlerave të BE-së Petar Bogojeski u emërua në krye të Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet
- LEXO: VLEN nuk do kërkojë shkarkimin e Bogojeskit si drejtor në Agjencinë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane, Kasami: Nuk kemi ndonjë shqetësim
- LEXO: BDI reagoi për emërimin e Petar Bogoevskit drejtor në Agjencinë për Fonde Arsimore Evropiane: Një vendim i tillë është provokim
- LEXO: ASh Sela: Skandaloze që programet arsimore evropiane në RMV ranë në duart e një antishqiptari dhe antievropiani
- LEXO: FNA për emërimin e Bogojeskit: Qeveria e RMV-së shpërblen racizmin, kufizon shpresat e studentëve shqiptarë