U shty seanca në të cilën Ljupço Palevski-Palço duhej të vazhdonte të dëshmonte për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

U shty seanca në të cilën Ljupço Palevski-Palço do të vazhdonte të dëshmonte për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit. Sot në mëngjes gjykata ka marrë njoftim nga avokati i Palevskit se ai nuk ka mundur të marrë pjesë për arsye shëndetësore, transmeton Portalb.mk. Palevski është dëshmitari i fundit që ka dëshmuar, pasi paraprakisht, […]

Prill 16, 2025 - 13:00
 0  8
U shty seanca në të cilën Ljupço Palevski-Palço duhej të vazhdonte të dëshmonte për vrasjen e Vanjës dhe Pançes
Ljupço Palevski Palço. Foto printscreen nga video e Skopje1.mk

U shty seanca në të cilën Ljupço Palevski-Palço do të vazhdonte të dëshmonte për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit. Sot në mëngjes gjykata ka marrë njoftim nga avokati i Palevskit se ai nuk ka mundur të marrë pjesë për arsye shëndetësore, transmeton Portalb.mk.

Palevski është dëshmitari i fundit që ka dëshmuar, pasi paraprakisht, përveç dëshmitarëve të prokurorisë, është marrë në pyetje edhe babai Aleksandar Gjorçevski, si dhe të akuzuarit e tjerë. Sipas dinamikës aktuale të gjykimeve, seancat parashikohej të përfundonin në fund të majit dhe vendimi mund të merrej në qershor. Vonesat në seanca për çfarëdo arsye mund të ngadalësojnë procesin.

Sot Palevski duhej tu përgjigjej pyetjeve të avokatit të tij. Pas kësaj pritej që të ketë pyetje të kryqëzuara nga Prokuroria dhe mbrojtja e të pandehurve të mbetur.

Në seancën e kaluar, e cila ishte dy ditë më parë, ai, duke iu përgjigjur pyetjeve të drejtpërdrejta të avokatit të tij mbrojtës, Jovica Strashevski, tha se nëse do të kishte dashur të arrinte një lloj interesi vetjak, këtë do ta kishte bërë duke shantazhuar, siç tha ai, miliarderët me “Ferrari”, por nuk e ka bërë.

Në deklaratën e tij ai mohoi përgjegjësinë për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, duke pretenduar se nuk kishte asnjë motiv për krime të tilla dhe se ishte viktimë e një “atentati moral” të organizuar nga strukturat politike dhe mediatike. Sipas tij, akuzat janë pjesë e tentativës për diskreditim të tij për shkak të veprimtarisë së tij kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave në vend, si dhe angazhimit të tij politik në organizimin e referendumit kundër Marrëveshjes me Bullgarinë.

Palevski po ashtu ka akuzuar se për shkak të sjelljes së prokurorisë është penguar që të kontrollojë provat në kohën e duhur dhe një gjë të tillë është dashur ta bëjë pas fillimit të seancës kryesore. Ai tha gjithashtu se në aktakuzën kundër katër të tjerëve, e cila u shpall më 12 gusht, ishin vendosur sende me ADN-në e tij.

Ai sulmoi edhe mediat për punën dhe raportimin e tyre, duke thënë se është një “llum” dhe një profesion i korruptuar nga sektori bankar.

Palevski është pyetur edhe për njohjen e tij me të akuzuarit e tjerë. Ai tha se i njeh të gjithë, përveç Aleksandër Gjorçevskit, emrin e të cilit e kishte parë për herë të parë në kallëzimin penal. Dhe për tre të tjerët, ai gjithashtu dha një përshkrim se si ishin ata si njerëz.

Gjykimi për këtë rasti filloi më 20 shtator 2024. Të dyshuar për këtë rast janë edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov, Ljupço Palevski-Palço dhe Aleksandar Gjorçevski, E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.