U tha se ka parashtruar kallëzim penal për arratisjen e Blerim Ramadanit, Arbër Ademi thotë se e-maili është “i rremë”
Një email ka qarkulluar në media dhe rrjete sociale ,ku thuhet se Arbër Ademi, nënkryetar i BDI-së, ka “parashtruar kallëzim penal kundër ministrit të Punëve të Brendshme në Maqedoninë e The post U tha se ka parashtruar kallëzim penal për arratisjen e Blerim Ramadanit, Arbër Ademi thotë se e-maili është “i rremë” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Një email ka qarkulluar në media dhe rrjete sociale ,ku thuhet se Arbër Ademi, nënkryetar i BDI-së, ka “parashtruar kallëzim penal kundër ministrit të Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski dhe drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev pasi kanë ndihmuar në arratisjen e pjesëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani nga Maqedonia e Veriut në Kosovë”.
Por ky email dhe kjo parashtresë e kallëzimit penal po rezultojnë TË RREME, transmeton TV21.
Këtë e ka demantuar vetë Arbër Ademi nëpërmjet një shkrimi në Facebook.
Ai ka mohuar se e-maili, nga i cili thuhet se është dërguar kallëzimi penal, është i tij. Thotë se si e-maili, edhe përmbajtja janë “SHPIFJE dhe MONTIME për ta implikuar në skenare qyqare”.
“Shpifjet, konstrukcionet, montimet dhe tentativat për të na implikuar në skenare qyqare janë mjeruese, jonjerëzore.
Të sajosh një email adresë të rrejshme me emër dhe mbiemër timin dhe ta keqpërdorësh atë për denoncime të rrejshme dhe inekzistuese ndaj njerëzve të tjerë , është qyqarllëk i llojit më të ultë të mundshëm.
E refuzoj me indinjatë e neveri këtë monstrouzitet me keqpërdorimin e emrit tim, por edhe të kujtdo tjetër, për motive të ulta politike dhe për të dëmtuar të tjerë.
Unë, ashtu njeriu nuk jam, ballafaqohem frontalisht, e jo tinzarisht, andaj, shpifësit në shërbim të VMRO-së, bëjnë mirë të bëhen më kreativ në skenaret e tyre shpifëse”, shkruan Ademi.
Në fotografinë e publikuar nga Ademi, figuron e – mail me emrin e Arbër Ademit të dërguar deri te Prokuroria Publike Themelore.
Përmbajtja e fotografisë dhe e-mailit:
“Parashtroj (Arbër Ademi) kallëzim penal kundër
Pançe Toshkovski – ministër i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut
Aleksandër Janev – drejtor i Birosë për Siguri Publike
Për planifikim, organizim dhe ndihmë në arratisjen e personit që lidhet me terrorizëm dhe organizata terroriste i cili kërkohet me fletarrest ndërkombëtar, sepse të njëjtit kanë bërë shoqërim kriminel dhe kanë lejuar që personi Blerim Ramadani të ikë nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës”.
The post U tha se ka parashtruar kallëzim penal për arratisjen e Blerim Ramadanit, Arbër Ademi thotë se e-maili është “i rremë” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .