Filipçe: LSDM do të propozojë ligj për ulje reale të çmimeve të produkteve

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe ka bërë të ditur se grupi parlamentar i LSDM-së së shpejti në Kuvend do të dorëzojë një projektligj me të cilin qytetarët do të pësojnë The post Filipçe: LSDM do të propozojë ligj për ulje reale të çmimeve të produkteve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 10, 2024 - 23:00
 0  6
Filipçe: LSDM do të propozojë ligj për ulje reale të çmimeve të produkteve

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe ka bërë të ditur se grupi parlamentar i LSDM-së së shpejti në Kuvend do të dorëzojë një projektligj me të cilin qytetarët do të pësojnë reduktim real të çmimet e produkteve bazë.

“Duke parë se çfarë po ndodh, do të dalim me një propozim për një ligj për uljen e çmimeve me të cilin qytetarët do ta ndjejnë realisht uljen dhe do të ketë ulje të çmimeve.

Atë ligj do ta dorëzojmë në Kuvend bashkë me një pakon tjetër të ligjeve dhe do të zbatohet për 241 produkte që janë në shportën ushqimore”, tha Filipçe.

Filipçe për “KTV” theksoi se vendimi për propozimin e Ligjit ka ardhur për faktin se Qeveria ka miratuar një masë që nuk ka pasur asnjë efekt real në uljen e çmimeve.

Në të njëjtën kohë, Filipçe theksoi se me masën e qeverisë mbulohen vetëm 70 deri në 80 produkte, për dallim nga masa në kohën e Qeverisë së LSDM-së, me të cilën në krizat më të mëdha, mbi 500 produkte ushqimore kishte çmime të ngrira.

The post Filipçe: LSDM do të propozojë ligj për ulje reale të çmimeve të produkteve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .