U zgjodhën 49 gjyqtarë të rinj

Në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë zgjedhur 49 gjyqtarë të rinj në mbarë vendin. Për gjyqtarë në Gjykatën Themelore – Manastir u zgjodhën Marija Filipovska – Popovska, Stefan Gajdarovski, Gordana Nikollovska dhe Aleksandra Sredovska – Llazanovski. Për gjyqtarë në Gjykatën Themelore – Gjevgjeli u zgjodhën Iva Conevska-Vangelova […]

Mars 10, 2025 - 22:00
 0  2
U zgjodhën 49 gjyqtarë të rinj

Në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë zgjedhur 49 gjyqtarë të rinj në mbarë vendin.

Për gjyqtarë në Gjykatën Themelore – Manastir u zgjodhën Marija Filipovska – Popovska, Stefan Gajdarovski, Gordana Nikollovska dhe Aleksandra Sredovska – Llazanovski.

Për gjyqtarë në Gjykatën Themelore – Gjevgjeli u zgjodhën Iva Conevska-Vangelova dhe Marta Spasovska.

Për gjyqtarë të Gjykatës Themelore – Gostivar janë zgjedhur Pëllumbesha Seferi, Arlinda Ademi-Osmani, Leonora Jakupi, Kujtim Fetai dhe Alen Sadiku.

Në Dellçevë, Kavadar, Kërçovë, Koçan, Kriva Pallankë, Sveti Nikollë, Strugë dhe Veles, u zgjodhën: Natashka Atanasovska, Kostadinka Krstevska – Petrova, Urim Jusufi, Ivan Stojanov, Daniella Mlladenovska – Mitovska, Marina Misheva, Jasna Partaloska dhe Milla Cillakova.

Gjyqtarë të Gjykatës Themelore – Kumanovë ishin Natalie Kolev – Bojkoviq, Behar Ameti, Arefat Veseli dhe Armend Mehmeti.

Për gjyqtarë të Gjykatës Themelore – Ohër u zgjodhën Elena Balevska dhe Ilsen Salieska Patiloska ndërsa në Gjykatën Themelore Prilep – Filip Pashoski, Hari Karaxhoski, Petar Karaguleski dhe Jane Jakovoski.

Në Strumicë u zgjodhën Marija Manevska dhe Gordana Maçukova.

Në Tetovë u zgjodhën Arlinda Osmani, Emira Asani, Borçe Kostovski dhe Admire Ademi.

Në Shtip u zgjodhën Marija Mihova dhe Dejana Dejanovska.

Këshilli Gjyqësor për gjyqtarë të Gjykatës Themelore Civile – Shkup zgjodhi Maja Boshkovska, Martina Kocevska – Rolevska, Sanja Angjeleska, Irina Neftenova – Peshevska, Valmira Axhirexha dhe Lira Bojko.

Për gjyqtare në Gjykatën Themelore Penale – Shkup janë zgjedhur Sanja Lazova – Stojanova, Tereza Lazovska, Elizabeta Postolovska, Maja Kotevska, Biljana Shuplinovska – Jovevski dhe Sanida Jashar.