U zhvilluan ndeshjet e Kupës së Maqedonisë së Veriut, gjysma e ekipeve në çerekfinale janë shqiptare

Në Maqedoninë e Veriut u zhvilluan ndeshjet e Kupës, ku tetë ekipe arritën të sigurojnë çerefinalen, ndërsa ta për here të pare edhe KF Arsimi nga Çegrani. Kupa e Maqedonisë së Veriut këtë vit do të ketë fitues të ri, transmeton Portalb.mk. Arsimi arriti të eliminon Voska Sportin me rezultat 3-1. Ndërkohë edhe Shkëndija e […]

tetor 23, 2024 - 21:00
 0  6
U zhvilluan ndeshjet e Kupës së Maqedonisë së Veriut, gjysma e ekipeve në çerekfinale janë shqiptare
KF Arsimi Çegran. Foto nga KF Arsimi

Në Maqedoninë e Veriut u zhvilluan ndeshjet e Kupës, ku tetë ekipe arritën të sigurojnë çerefinalen, ndërsa ta për here të pare edhe KF Arsimi nga Çegrani. Kupa e Maqedonisë së Veriut këtë vit do të ketë fitues të ri, transmeton Portalb.mk.

Arsimi arriti të eliminon Voska Sportin me rezultat 3-1. Ndërkohë edhe Shkëndija e Tetovës arriti të kualifikohet në çerekfinale, pasi në Tetovë e fitoi Shkëndijën e Haraçinës me rezultat 1-0.

Struga Trim&Lum u kualifikua pasi e fitoi Makedonija Gj.P. me rezultat 2-0, Gostivari e mundi Bregallnicën 1-0. Shkupi përmes penaltive u eliminua nga Sileksi, pasi rezultati i ndeshjes ishte 0-0.

Në ndeshjet tjera, Vardari e fitoi Tikveshin 2-0, me rezultat të njëjtë edhe Akademi Brera e eliminoi Besën nga Dobërdolli. Detoniti arriti të kualifikon Pelisterin.

Për herë të parë në këtë sezone, gjysma e ekipeve në Ligën e Parë janë ekipe shqiptare, gjashtë nga dymbëdhjetë ekipet: Struga, Shkupi, Shkëndija, Gostivari, Voska dhe Besa e cila tani është inkuadruar.

Kampioni i Ligës së Parë në sezonin 2023/24 në Maqedoninë e Veriut u shpall Struga Trim&Lum, pasi në javët e fundit u zhvillua një garë e ngushtë së bashku me Shkëndijën dhe Shkupin. Në garën për fitues në Kupën e Maqedonisë, Tikveshi ka fituar kundër ekipit të Voska Sportit.