Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mbështet protestën e studentëve për përdorimin e gjuhës shqipe

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar me shqetësim për mosrespektimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, duke e konsideruar këtë një shkelje të drejtave The post Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mbështet protestën e studentëve për përdorimin e gjuhës shqipe appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 5, 2026 - 18:00
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mbështet protestën e studentëve për përdorimin e gjuhës shqipe

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar me shqetësim për mosrespektimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, duke e konsideruar këtë një shkelje të drejtave themelore dhe të Kushtetutës së vendit.

UGSH kërkon që mediat dhe gazetarët maqedonas të bëhen solidarë dhe të raportojnë me objektivitet çdo rast kur e drejta ligjore e përdorimit të gjuhës shqipe cënohet nga autoritetet shtetërore. Organizata shpreh mbështetje për protestën e paralajmëruar të studentëve shqiptarë dhe u bën thirrje anëtarëve të saj të raportojnë ngjarjet në një spektër sa më të gjerë mediash kombëtare dhe ndërkombëtare.

Për më tepër, UGSH kërkon reagim të fortë edhe nga institucionet e Shqipërisë dhe përfaqësuesit e saj në organizmat ndërkombëtare për të garantuar zbatimin e së drejtës për përdorimin e gjuhës amtare në Maqedoninë e Veriut. Gazeta Flaka

The post Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mbështet protestën e studentëve për përdorimin e gjuhës shqipe appeared first on Flaka, në çdo lajm... .