UP-ja zhvendos shtyllën, hapet rruga për funksionalizimin e objektit të ri të Fakultetit të Bujqësisë

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se është zhvendosur shtylla e tensionit të lartë pranë objektit të ri të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, duke hapur rrugën për funksionalizimin e tij pas më shumë se një dekade. Objekti, ndërtimi i të cilit nisi më 2013, kishte mbetur jashtë përdorimit për shkak të afërsisë me shtyllën dhe

Mars 4, 2026 - 14:30
 0
UP-ja zhvendos shtyllën, hapet rruga për funksionalizimin e objektit të ri të Fakultetit të Bujqësisë
up-ja-zhvendos-shtyllen,-hapet-rruga-per-funksionalizimin-e-objektit-te-ri-te-fakultetit-te-bujqesise

up-ja-zhvendos-shtyllen,-hapet-rruga-per-funksionalizimin-e-objektit-te-ri-te-fakultetit-te-bujqesise

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se është zhvendosur shtylla e tensionit të lartë pranë objektit të ri të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, duke hapur rrugën për funksionalizimin e tij pas më shumë se një dekade.

Objekti, ndërtimi i të cilit nisi më 2013, kishte mbetur jashtë përdorimit për shkak të afërsisë me shtyllën dhe depove të KEDS në pronën e universitetit.

Sipas UP-së, largimi i infrastrukturës energjetike rrit sigurinë dhe krijon kushte për vënien në funksion të plotë të ndërtesës. Megjithatë, universiteti thekson se disa hapësira ende shfrytëzohen pa autorizim dhe kërkon ndërhyrjen e institucioneve për lirimin e tyre.

Objekti pritet të kërkojë investime shtesë, me synimin që të jetë gati për studentët në vitin akademik 2026/2027.