Ura mbi Industrialen në Tetovë vijon të “kërcënojë” qytetarët, komuna zvarrit punimet
Pavarësisht se Komuna e Tetovës para dy javëve tha se problemi me mburojën e urës së dëmtuar në rrugën “Industriale” do të zgjidhej gjatë javës së kaluar, kjo nuk u bë. Komuna e Tetovës tani thotë se duhet të pritet ende pasi problemi është më kompleks, raporton Portalb.mk. Kalimi mbi urën në rrugën Industriale (V.S. […]
Pavarësisht se Komuna e Tetovës para dy javëve tha se problemi me mburojën e urës së dëmtuar në rrugën “Industriale” do të zgjidhej gjatë javës së kaluar, kjo nuk u bë. Komuna e Tetovës tani thotë se duhet të pritet ende pasi problemi është më kompleks, raporton Portalb.mk.
Kalimi mbi urën në rrugën Industriale (V.S. Bato) në Tetovë vijon të mbetet i rrezikshëm për shkak të dëmtimit të urës dhe mburojës nga një aksident i cili ndodhi para dy muajve.
Që atëherë në terren nuk ka lëvizur asgjë, pavarësisht se para dy javëve nga Komuna e Tetovës për Portalb.mk thanë se gjatë javës që kaloi problemi do të zgjidhej. Por që nuk është zgjidhur deri më tani.
Nga Komuna e Tetovës në një deklaratë për TV21 theksuan se duhet intervenim më i madh se sa vetëm mburoja.
“Duhet një intervenim shumë më i madh të behët aty për arsye se muri mbajtës ka qenë shumë i vjetër edhe duhet të punohet nga themeli dhe të rregullohet gjithë ajo pjesë nuk është vetëm pjesa e urës, e hekurave. Shumë shpejtë do të realizohen punët aty janë çështje ditësh”.
Nga Komuna apeluan që qytetarët të jenë më të kujdesshëm kur kalojnë në këtë pjesë.
Kjo urë edhe në të kaluarën ka pësuar dëmtime nga vërshimet.