Ursula von der Leyen javën e ardhshme për vizitë në Shkup

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë Shkupin të mërkurën e ardhshme. Agjenda zyrtare ende nuk është bërë publike, por dihet se shefja e KE-së do të takohet me të gjithë krerët e shtetit të Maqedonisë së Veriut, përcjell INA. Vizita ndodh në një kohë kur qeveria maqedonase ka paralajmëruar se […]

tetor 6, 2025 - 19:00
 0
Ursula von der Leyen javën e ardhshme për vizitë në Shkup

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë Shkupin të mërkurën e ardhshme.

Agjenda zyrtare ende nuk është bërë publike, por dihet se shefja e KE-së do të takohet me të gjithë krerët e shtetit të Maqedonisë së Veriut, përcjell INA.

Vizita ndodh në një kohë kur qeveria maqedonase ka paralajmëruar se pas përfundimit të zgjedhjeve dhe me fillimin e vitit të ri do të intensifikohet dialogu me Sofjen zyrtare.

Vizitës së presidentes së KE-së i ka paraprirë ministrja për Evropën e Austrisë, Claudia Plakolm, e cila ndodhet në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ajo njoftoi se Austria dhe Sllovenia, së bashku me Gjermaninë dhe Italinë, po nisin një iniciativë në Komisionin Evropian për të ndryshuar procesin e vendimmarrjes për anëtarësimin e vendeve kandidate – duke propozuar që për hapat teknikë ndërmjetës të vendoset me shumicë të kualifikuar, ndërsa për fillimin dhe përfundimin e negociatave të jetë e nevojshme njëzëri.(INA)