Ushtarët e KFOR-it kryejnë trajnime kundër trazirave, publikohen pamje

Ushtarët e KFOR-it së fundi kanë kryer trajnime kundër trazirave dhe kontrollin e turmave në kampin ën Maxhunaj të Vushtrrisë. Përmes një njoftimi për media, KFOR ka njoftuar: “Grupi i Përbashkët Shumëkombësh për Mbështetjen e Logjistikës (JLSG) dhe trajnerët hungarezë nga Batalioni i rezervës taktike të KFOR-it kryen trajnime kundër trazirave dhe kontrollin e turmave

tetor 19, 2024 - 19:00
 0  5
Ushtarët e KFOR-it kryejnë trajnime kundër trazirave, publikohen pamje
ushtaret-e-kfor-it-kryejne-trajnime-kunder-trazirave,-publikohen-pamje

ushtaret-e-kfor-it-kryejne-trajnime-kunder-trazirave,-publikohen-pamje

Ushtarët e KFOR-it së fundi kanë kryer trajnime kundër trazirave dhe kontrollin e turmave në kampin ën Maxhunaj të Vushtrrisë.

Përmes një njoftimi për media, KFOR ka njoftuar:

“Grupi i Përbashkët Shumëkombësh për Mbështetjen e Logjistikës (JLSG) dhe trajnerët hungarezë nga Batalioni i rezervës taktike të KFOR-it kryen trajnime kundër trazirave dhe kontrollin e turmave në kampin Novo Selo në Maxhunaj të Vushtrrisë, për të ruajtur gatishmërinë e tyre të lartë operacionale”.

Tutje, KFOR ka thënë se këto janë përpjekje e misionit për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.

Në fund, KFOR ka përsëritur:

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, me të cilët punon në koordinim të ngushtë”.