Bashkohuni në listën tonë të abonentëve për të marrë lajmet më të fundit, përditësimet dhe ofertat speciale direkt në kutinë tuaj hyrëse
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin e saj për ndryshimet e fundit në Ligjin për Tatimin në Pronë.
Sipas LDK-së, nga janari i vitit 2025, bizneseve u dyfishohet e trefishohet tatimi në pronë, ku sipas tyre, me ligjin e ri, parashikohet tatim edhe për tokat bujqësore të kultivuara.
“Ligji i ri prezanton një normë të dyfishtë progresive të tatimit në pronë dhe parashikon tatimin edhe për tokat bujqësore të kultivuara, duke rënduar më tej barrën mbi qytetarët, bizneset dhe fermerët. Ky ndryshim përbën një pengesë për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e sektorit privat në vendin tonë”.
“Qeveria e ardhshme, e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, do të rishikojë Ligjin për Tatimin në Pronë, duke u siguruar që qytetarët të mos paguajnë një normë të dyfishtë progresive të tatimit në pronë. Ne do të rikthejmë praktikën e mëparshme, ku tatimi në pronë bazohet në vlerën e tregut të pronës, ku vetvetiu ata që kanë prona me vlerë më të madhe paguajnë më shumë, ndërsa ata me prona me vlerë më të ulët paguajnë më pak”, thuhet në reagim.
Tutje, në reagim LDK-ja tha se u garanton qytetarëve se askush nuk do të paguajë tatim për tokat e punuara, duke ndihmuar, sipas tyre, fermerët dhe inkurajuar zhvillimin e bujqësisë.
“Qeveria e ardhshme, e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës me kryeministër Lumir Abdixhikun, do të krijojë politika që mbështesin rritjen dhe zhvillimin e biznesit, duke eliminuar barrierat e panevojshme dhe duke ofruar mundësi reale për përparim në ekonomi dhe më gjerë”.
“Përmes një qasjeje të drejtë dhe të ndershme, ne do të sigurojmë që ekonomia të zhvillohet në dobi të mirëqenies dhe prosperitetit të vendit tonë”, thuhet në reagim.
tetor 23, 2024 0 40
tetor 18, 2024 0 32
Nëntor 19, 2024 0 24
tetor 16, 2024 0 23
Nëntor 11, 2024 0 22