Vajza e Snoop Dogg, Cori Broadus, lind tre muaj më herët
Cori Broadus, vajza e reperit Snoop Dogg, ka sjellë në jetë fëmijën e saj tre muaj para kohe. 25-vjeçarja ndau lajmin emocionues në Instagram, duke publikuar një fotografi të vogëlushes së saj dhe duke treguar se e kishte lindur në javën e 25-të. “Kam qarë dhe fajësuar veten, por Zoti më kujton gjithmonë se jam […]

Cori Broadus, vajza e reperit Snoop Dogg, ka sjellë në jetë fëmijën e saj tre muaj para kohe.
25-vjeçarja ndau lajmin emocionues në Instagram, duke publikuar një fotografi të vogëlushes së saj dhe duke treguar se e kishte lindur në javën e 25-të.
“Kam qarë dhe fajësuar veten, por Zoti më kujton gjithmonë se jam fëmija i Tij”, shkroi Cori. “Vajza ime erdhi sot dhe është perfekte si kurrë më pare”, shkruan DailyMail.
Ajo gjithashtu ndau një moment nga operacioni i saj cezarian, duke zbuluar se u diagnostikua me sindromën HELLP, një komplikacion i rrezikshëm i shtatzënisë.
“Nëse do të kisha pritur disa ditë, do të kishte qenë shumë keq”, shtoi ajo, duke u bërë thirrje grave të dëgjojnë trupin e tyre.
Cori, e cila ka luftuar me lupusin që në moshën gjashtë vjeçare, e quajti ardhjen e vajzës së saj një bekim të papritur.
“Jam e emocionuar ta mbush me dashuri dhe t’i mësoj vetëbesimin”, përfundoi ajo.