Vazhdojnë kërkimet për dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Spanjë

Një anije kërkimore spanjolle që heton ekosistemet detare është thirrur për të ndihmuar në gjetjen e afro 100 njerëzve që mendohen të vdekur pas përmbytjeve shkatërruese. 24 anëtarët e ekuipazhit në bordin e Ramon Margalef po përgatiteshin të premten për të përdorur sensorët e tij dhe robotin zhytës për të hartuar një zonë në det

Nëntor 10, 2024 - 05:00
 0  6
Vazhdojnë kërkimet për dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Spanjë
vazhdojne-kerkimet-per-dhjetera-te-zhdukur-nga-permbytjet-ne-spanje

vazhdojne-kerkimet-per-dhjetera-te-zhdukur-nga-permbytjet-ne-spanje

Një anije kërkimore spanjolle që heton ekosistemet detare është thirrur për të ndihmuar në gjetjen e afro 100 njerëzve që mendohen të vdekur pas përmbytjeve shkatërruese.

24 anëtarët e ekuipazhit në bordin e Ramon Margalef po përgatiteshin të premten për të përdorur sensorët e tij dhe robotin zhytës për të hartuar një zonë në det të hapur prej 14 miljesh katrorë – ekuivalenti i më shumë se 5,000 fusha futbolli, shkruan The Independent.

Shpresa është se një hartë e automjeteve të fundosura mund të çojë në gjetjen e trupave. Gati 100 persona janë shënuar zyrtarisht si të zhdukur dhe autoritetet pranojnë se ka më shumë njerëz të pagjetur, përveç më shumë se 200 të deklaruar tashmë të vdekur.