Vazhdon gjyqi për rrëmbimet dhe vrasjet e Vanjës dhe Pançes

Në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për rastin e rrëmbimit dhe vrasjeve mizore të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski. Pritet të dëshmojnë fytyra të reja, përfshirë Zoran Avaz, Todorçe Georgievski, Elvis Ibrahimi dhe Mirçe Micevski. Seanca e radhës është caktuar për të premten, më 15 nëntor, kur do të dëshmojnë Maja […]

Nëntor 13, 2024 - 12:00
 0  5
Vazhdon gjyqi për rrëmbimet dhe vrasjet e Vanjës dhe Pançes
Ljupço Palevski Palço. Foto printscreen nga video e Skopje1.mk

Në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për rastin e rrëmbimit dhe vrasjeve mizore të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski. Pritet të dëshmojnë fytyra të reja, përfshirë Zoran Avaz, Todorçe Georgievski, Elvis Ibrahimi dhe Mirçe Micevski. Seanca e radhës është caktuar për të premten, më 15 nëntor, kur do të dëshmojnë Maja Spiroska, Gjorgi Jolev dhe të ftuarit e tjerë, transmeton Portalb.mk.

Dëshmitë e deritanishme, përfshirë ato të inspektorëve policor Muzafer Karishiq dhe Dejan Dimovski, theksuan se i dyshuari Vllatko Keshishev ka bashkëpunuar me policinë dhe i ka çuar në vendin ku është gjetur trupi i Vanjës. Sipas aktakuzës, i pandehuri i parë, Ljupço Palevski, së bashku me Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Bore Videvski, kishin planifikuar rrëmbimin e Vanjës për të zhvatur, por në vend të kësaj e vranë vajzën në mënyrë brutale.

Gjithashtu u paraqitën prova për lidhjen e rrëmbimeve me lëvizjen e mjetit Citroën të Pançes, i cili u përdor për rrëmbimin e Vanjës. Policia e ka lidhur të akuzuarit edhe me lëvizjen e veturës së partisë Desna (E Djathta).

Dëshmia zbuloi detaje të rrëmbimit dhe vrasjeve. Të pandehurit i lidhën duart dhe këmbët Vanjës dhe më pas e çuan në një gropë të hapur paraprakisht, ku vrasja u krye me një plumb në kokë.

Të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm dhe procesi do të vazhdojë me seanca shtesë dhe prezantimin e provave.

Gjykimi për këtë rasti filloi më 20 shtator. Të dyshuar për këtë rast janë edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov, Ljupço Palevski-Palço dhe Aleksandar Gjorçevski, E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.