Vdekja e 7-vjeçares në Spitalin e Tetovës, Elezi: Paraprakisht ka pranuar terapi intravenoze te mjeku amë, që është e jashtëligjshme

Drejtori i Spitalit të Tetovës, Erzen Elezi tha se edhe nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë po përgatitet Komision shëndetësor, për të vërtetuar shkaqet e vdekjes së vajzës 7 vjeçe nga Çellopeku në Spitalin e Tetovës, përcjell TV21. Sipas tij, para se të dërgohej në Spital, vajza ka pranuar terapi intravenoze te mjeku amë, që […] The post Vdekja e 7-vjeçares në Spitalin e Tetovës, Elezi: Paraprakisht ka pranuar terapi intravenoze te mjeku amë, që është e jashtëligjshme appeared first on InfoShqip.com.

shtator 22, 2025 - 13:00
 0
Vdekja e 7-vjeçares në Spitalin e Tetovës, Elezi: Paraprakisht ka pranuar terapi intravenoze te mjeku amë, që është e jashtëligjshme

Drejtori i Spitalit të Tetovës, Erzen Elezi tha se edhe nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë po përgatitet Komision shëndetësor, për të vërtetuar shkaqet e vdekjes së vajzës 7 vjeçe nga Çellopeku në Spitalin e Tetovës, përcjell TV21. Sipas tij, para se të dërgohej në Spital, vajza ka pranuar terapi intravenoze te mjeku amë, që sipas Elezit, është e jashtëligjshme.

https://www.instagram.com/tv21_macedonia/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c23206fe-11ec-4a2c-b7d3-366677a44a4c

“Të gjithë pacientët na vinë në Spitalin Klinik të Tetovës duke marrë terapi të jashtëligjshme nga ana e mjekëve të përgjithshëm nëpër ambulanca private, këtu kemi të bëjmë me diçka të jashtëligjshme, apeloj deri te Inspektorati i Punës, deri te MSH dhe Fondi Shëndetësor, që të merren masa rigoroze ndaj këtyre mjekëve. Po, ka qenë te mjeku amë dhe ka pranuar terapi intravenoze, e cila është e jashtëligjshme”, tha mes tjerash Elezi.

Elezi tha se pacientja nën shoqërimin e mjekut dhe infermieres nga Pediatria, është dërguar në Repartin e ORL-së, ndërsa më pas në Repartin e Anestezionit, për reanimacion, ku edhe ka ndërruar jetë.

“Tani jemi në procedurë të rregullt, a ka qenë me shenja vitale në anestezi, apo nuk ka qenë me shenja vitale në anestezi. Tani nuk jemi të sigurt ene në atë, edhe pse deklarata e anesteziologut është se ka ardhur me shenja jo vitale”, theksoi Elezi.

https://www.instagram.com/tv21_macedonia/?utm_source=ig_embed&ig_rid=114bd4e7-ada1-4c81-aea0-d4d18ae6a259

Drejtori Elezi gjithashtu bëri të ditur se familja e ka marrë trupin e pajetë të vajzës dhe nuk ka pranuar që të bëhet autopsi.

The post Vdekja e 7-vjeçares në Spitalin e Tetovës, Elezi: Paraprakisht ka pranuar terapi intravenoze te mjeku amë, që është e jashtëligjshme appeared first on InfoShqip.com.