Vdes edhe një person si pasojë e zjarrit në Koçan

Numri i viktimave nga zjarri që përfshiu një klub nate në Maqedoninë e Veriut është rritur në 63, pasi një muzikant vdiq nga plagët e marra pothuajse shtatë muaj pas incidentit, tha prokuroria maqedonase më 14 tetor. Vladimir Bllazhev-Pancho, këngëtari 46-vjeçar i bendit DNK, vdiq në Shkup të martën, pasi ishte hospitalizuar për shkak të

tetor 14, 2025 - 16:30
 0
Vdes edhe një person si pasojë e zjarrit në Koçan
Vdes edhe një person si pasojë e zjarrit në Koçan

Vdes edhe një person si pasojë e zjarrit në Koçan

Numri i viktimave nga zjarri që përfshiu një klub nate në Maqedoninë e Veriut është rritur në 63, pasi një muzikant vdiq nga plagët e marra pothuajse shtatë muaj pas incidentit, tha prokuroria maqedonase më 14 tetor.

Vladimir Bllazhev-Pancho, këngëtari 46-vjeçar i bendit DNK, vdiq në Shkup të martën, pasi ishte hospitalizuar për shkak të lëndimeve serioze, kanë konfirmuar prokurorët.

Më 16 mars, gjatë një koncerti në klubin Pulse në Koçan, shpërtheu zjarr në klubin e stërmbushur me njerëz, duke lënë të vdekur dhjetëra persona. Si pasojë e zjarrit u plagosën pothuajse edhe 200 persona të tjerë.

Tetë muzikantë nga ky bend ishin në mesin e viktimave nga zjarri.

Tragjedia në Koçan ndodhi gjatë një koncerti nga grupi muzikor DNK, kur shkëndijat nga mjetet piroteknike ia vunë zjarrin tavanit të diskotekës, duke bërë që flakët të përhapeshin me shpejtësi dhe paniku dhe dalja e ngushtë nga ndërtesa të shkaktonin rrëmujë të madhe.

Prokurorët kanë thënë se klubi pothuajse nuk përmbushte asnjë standard të sigurisë.

Më herët gjatë këtij muaji, një gjykatë në Maqedoninë e Veriut ka konfirmuar aktakuzat ndaj 34 personave – një hap i rëndësishëm drejt gjykimit të atyre që besohet se ishin përgjegjës për një nga zjarret më vdekjeprurëse në klubet e natës në Evropë.

Pasi i ka konfirmuar aktakuzat, gjykatësi pritet të vendosë për datën e nisjes së gjykimit.

Tre të pandehurit në këtë çështje janë personat përgjegjës, pronarët dhe menaxherët e kompanive CLASSIC DM – Koçani me degën Cabaret PULS dhe kompanisë MMMM CAFE – Koçani, të cilat kanë drejtuar një biznes ushqimi në objektin fatkeq që nga dhjetori i vitit 2012.

Në mesin e të pandehurve është vëllai i pronarit të diskotekës, i cili, sipas prokurorisë, ishte përgjegjës për shitjen e biletave dhe kontrollin e numrit të mysafirëve dhe moshave të tyre.

Sipas vlerësimeve të prokurorisë, atë natë fatale në Pulse ishin mbi 500 persona.

Tre kryetarë bashkie të Koçanit akuzohen gjithashtu: Lupço Papazov, i cili ishte në detyrë në kohën e tragjedisë, dhe paraardhësit e tij Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski.

Ish-ministrat e ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Valon Saraqini janë në mesin e të akuzuarve gjithashtu. Lista përfshin gjithashtu një sekretar shteti dhe pesë zyrtarë nga Ministria e Ekonomisë, përgjegjëse për lëshimin e licencave për klubet e natës.

Në bankën e të akuzuarve do të jetë edhe ministri aktual pa portofol në Qeveri, Shaban Saliu, i cili është gjithashtu kandidat për kryetar bashkie të komunës së Shuto Orizarës në Shkup në zgjedhjet lokale të 19 tetorit.

Saliu akuzohet si ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, së bashku me tre ish-drejtorë të tjerë, si dhe inspektori i përgjithshëm që drejtonte shërbimin e inspektimit në Shërbimin e Sigurisë Shtetërore.

Inspektorët vendorë, siç janë tre inspektorë ndërtimi nga Bashkia e Koçanit, anëtarë të forcave të sigurisë, do të ulen në bankën e të akuzuarve gjithashtu./REL/