Vdes Mike Jackson, gjenerali britanik që udhëhoqi hyrjen e KFOR-it në Kosovë

Mike Jackson, komandanti i parë i KFOR-it, forcës paqeruajtëse të NATO-s për të zbatuar marrëveshjen e paqes në Kosovë, ka vdekur në moshën 80 vjeçare. Lajmi për vdekjen e gjeneralit Mike Jackson e dha ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë. Jackson mori rolin e udhëheqjes së KFOR-it pas fushatës 78-ditore të bombardimeve kundër Jugosllavisë, […]

tetor 16, 2024 - 04:00
 0  5
Vdes Mike Jackson, gjenerali britanik që udhëhoqi hyrjen e KFOR-it në Kosovë

Mike Jackson, komandanti i parë i KFOR-it, forcës paqeruajtëse të NATO-s për të zbatuar marrëveshjen e paqes në Kosovë, ka vdekur në moshën 80 vjeçare.

Lajmi për vdekjen e gjeneralit Mike Jackson e dha ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Jackson mori rolin e udhëheqjes së KFOR-it pas fushatës 78-ditore të bombardimeve kundër Jugosllavisë, që synonte t’i jepte fund gjenocidit në Kosovë.