Igli Hasani: Përpjekja e qeverisë shqiptare bëri të mundur hapjen e kapitujve
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani në një lidhje direkte në edicionin e lajmeve në Tv Klan dha reagimin e tij pas hapjes zyrtare të negociatave të Shqipërisë pë grup-kapitullin e parë për anëtarësimin në BE. Hasani u shpreh se sot përpjekja e qeverisë për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE bëri të mundur hapjen e […]
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani në një lidhje direkte në edicionin e lajmeve në Tv Klan dha reagimin e tij pas hapjes zyrtare të negociatave të Shqipërisë pë grup-kapitullin e parë për anëtarësimin në BE.
Hasani u shpreh se sot përpjekja e qeverisë për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE bëri të mundur hapjen e kapitujve të ndërmjetësimit. Ministri shtoi se tani duhet të fokusohemi më shumë tek reformat dhe standardet.
Igli Hasani: Është dita kur përpjekja e gjithë këtyre viteve e qeverisë shqiptare për ta bërë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian bëri të mundur hapjen e kapitujve të ndërmjetësimit dhe krijimin e një rruge dhe një plani për ta bërë Shqipërinë në katër vitet e ardhshme anëtare të Bashkimit Europian.
-Çfarë ndodh pas konferencës së sotme?
Igli Hasani: Pas konferencës së sotme grupi negociator, agjencitë shtetërore, ministritë do të fillojnë rrugën e qartë dhe të pandërprerë për të plotësuar detyrimet që kanë të bëjnë me ato grupkapituj që janë hapur dhe po punohet për të hapur grup-kapituj të tjerë në mënyrqë që ne brenda vitit 2030 kemi mbyllur gjithçka që ka të bëjë me këtë pjesë të rëndësishme të integrimit të vendit tonë.
-Ku duhet të fokusohemi tani?
Igli Hasani: Reforma, reforma dhe standarde. Duhet që ne të vërtetojmë që nuk jemi vetëm një popull evropian, por edhe të punojmë si një shoqëri evropiane. Dhe kjo do të jetë një ushtrim që do të përfshijë të gjithë shoqërinë shqiptare dhe botën e biznesit. Kjo është rruga që sot u hap dhe ne së bashku do ta mbyllim sa më shpejtë.