Vdiq Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend

Sot ka ndërruar jetë në moshën 54 vjeçare Igor Jug , një nga të dënuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. Siç njofton 360 Gradë, vdekjen e ka konfirmuar drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov, duke treguar se Jug ka ndërruar jetë […]

shkurt 7, 2025 - 15:00
 0  6
Vdiq Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend
Igor Jug. Foto: Ivana Jug (Facebook)

Sot ka ndërruar jetë në moshën 54 vjeçare Igor Jug , një nga të dënuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Siç njofton 360 Gradë, vdekjen e ka konfirmuar drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov, duke treguar se Jug ka ndërruar jetë në shtëpi.

Gjatë periudhës së kaluar, ai tha se Jug ishte në ndërprerje nga vuajtja e dënimit me burg për shkak gjendjes shëndetësore.

“Jug vdiq në shtëpinë e familjes duke festuar ditëlindjen e vajzës së tij”, tha Pandov.

“Njoftojmë të gjithë të afërmit dhe miqtë se sot ka ndërruar jetë bashkëshorti dhe babai ynë i dashur Igor Jug. Varrimi do të bëhet nesër, të shtunën në ora 14:00 në varrezat e qytetit në Kumanovë”, shkroi Ivana Jug, bashkëshortja e Jug në rrjetin social Facebook.

Igor Jug vuante dënimin me 12 vjet burg për ngjarjet e 27 prillit 2017 dhe hyrjen në Parlament ku kaloi tetë vjet burg.

Periudhën e kaluar kërkoi rigjykim, duke pretenduar se vendimet ishin të padrejta dhe se asnjë nga të dënuarit nuk ishte terrorist dhe as nuk kishin kryer ndonjë akt terrorist që kërcënonte rendin kushtetues dhe sigurinë e shtetit.

Gjykata Themelore Penale në Shkup sot ka njoftuar se nga i dënuari apo nga mbrojtësi i tij nuk është paraqitur asnjë kërkesë për përsëritjen e procedurës.

Kujtojmë që nga dhuna e 27 prillit 2017 në Kuvend, u lënduan mbi 100 persona në mesin e tyre edhe deputetë dhe gazetarë.