Artan Abrashi: Do të jem gjithmonë pranë bizneseve

Artan Abrashi, kandidat për kryetar të komunës së Prizrenit, ka vizituar sot Walone Fashion Group, një prej brendeve më të njohura të modës, e njohur për fustanet e mbrëmjes dhe vellot e nusërisë me renome ndërkombëtare. Showroom-i modern dhe i dizajnuar me stil është dëshmi e fuqisë së kreativitetit dhe vizionit që nis nga Prizreni

shtator 17, 2025 - 22:00
 0
Artan Abrashi: Do të jem gjithmonë pranë bizneseve
Artan Abrashi: Do të jem gjithmonë pranë bizneseve

Artan Abrashi: Do të jem gjithmonë pranë bizneseve

Artan Abrashi, kandidat për kryetar të komunës së Prizrenit, ka vizituar sot Walone Fashion Group, një prej brendeve më të njohura të modës, e njohur për fustanet e mbrëmjes dhe vellot e nusërisë me renome ndërkombëtare.

Showroom-i modern dhe i dizajnuar me stil është dëshmi e fuqisë së kreativitetit dhe vizionit që nis nga Prizreni dhe arrin tregjet globale.

“Si kryetar i ardhshëm i Prizrenit, do të jem gjithmonë pranë bizneseve që e ngrenë lartë emrin e qytetit tonë dhe e bëjnë atë qendër të zhvillimit, kulturës dhe suksesit,” ka thënë Abrashi.