Venko Filipçe u rizgjodh kryetar i LSDM-së, për të votuan 18,001 anëtarë
Venko Filipçe u rizgjodh kryetar i LSDM-së. Ai fitoi 18,001 vota, pothuajse dy herë më shumë se zgjedhjet e para brendapartiake, kur mori 9,026 vota, thonë nga kjo parti. Pjesëmarrja siç shtojnë ishte 76,5%, transmeton Portallb.mk “Votimi shkoi mirë. Deri më tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka marrë asnjë koment për ditën e zgjedhjeve. […]


Venko Filipçe u rizgjodh kryetar i LSDM-së. Ai fitoi 18,001 vota, pothuajse dy herë më shumë se zgjedhjet e para brendapartiake, kur mori 9,026 vota, thonë nga kjo parti. Pjesëmarrja siç shtojnë ishte 76,5%, transmeton Portallb.mk
“Votimi shkoi mirë. Deri më tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka marrë asnjë koment për ditën e zgjedhjeve. Nga 23,712 votues të regjistruar, votuan gjithsej 18,140 anëtarë ose 76,5% e anëtarëve të regjistruar aktivisht. Për kryetarin Venko Filipçe votuan 18.001, 139 fletë të pavlefshme. Faleminderit të gjithë anëtarëve të LSDM-së që dolën të votojnë dhe u regjistruan aktivisht më parë, falënderoj të gjitha organizatat komunale që i mbajtën zgjedhjet me sukses dhe falënderim mediave për interesimin për përcjelljen e zgjedhjeve tona. Faleminderit të gjithëve. Urime kryetarit të sapozgjedhur me mandat 4-vjeçar, Venko Filipçe”, tha Georgievski.
LSDM është e vetmja parti politike në vend që e zgjedh presidentin e saj në zgjedhje të drejtpërdrejta dhe demokratike. Në periudhën që vijon, nën udhëheqjen e Venko Filipçes, LSDM vazhdon me transformimin e partisë, forcimin e kuadrove dhe përgatitjen për zgjedhjet lokale, me qëllim të qartë: fitoren, ndryshimet dhe kthimin e besimit te qytetarët.
Venko Filipçe, ishte kandidati i vetëm për kryetar të partisë në zgjedhjet e rregullta brenda partisë.
Filipçe lider u zgjodh në qershor të vitit të kaluar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat LSDM i organizoi pas dorëheqjes së Dimitar Kovaçevskit për shkak të rezultatit më të keq në histori në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Pas zgjedhjeve të nesërme, Filipçe do të ketë mandat prej 4 vjetëve.
Ndryshe, lideri aktual Venko Filipçe u zgjodh kryetar i partisë në zgjedhjet e jashtëzakonshme brenda partisë në fund të qershorit të vitit të kaluar, pasi paraardhësi i tij në këtë pozitë, Dimitar Kovaçevski, dha dorëheqje pas rezultateve të dobëta të LSDM-së në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.
LSDM-ja në janar të vitit 2021 kishte vendosur që zgjedhja e kryetarit të bëhet sipas parimit “një anëtar – një votë”, ku për herë të parë ishte zgjedhur Zaevi si kryetar, pastaj ky parim ishte përdoru në vitin 2024 kur kishte fituar Venko Filipçe.