Aksident në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, një tetovar ka humbur jetën dhe një është lënduar
Një person ka humbur jetën dhe një është plagosur rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur në afërsi të fshatit Skudrinjë, transmeton Portalb.mk. Zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi, ka bërë të ditur se dje rreth orës 18:00 në njësinë policore të Rostushës në rrugën rajonale Mavrovë – Dibër, afër urës “Skudrinsk”, është raportuar […]


Një person ka humbur jetën dhe një është plagosur rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur në afërsi të fshatit Skudrinjë, transmeton Portalb.mk.
Zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi, ka bërë të ditur se dje rreth orës 18:00 në njësinë policore të Rostushës në rrugën rajonale Mavrovë – Dibër, afër urës “Skudrinsk”, është raportuar një aksident trafiku.
“Vetura e udhëtarëve “Land Rover” me targa të Tetovës ka dalë nga rruga dhe shoferi Sh.S.(49) nga Tetova ka ndërruar jetë në vend, ndërsa pasagjerja, bashkëshortja e tij A.S.(47) ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin Klinik të Tetovës”, ka deklaruar zëdhënësi i SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi, njofton Klan Macedonia, përcjell Klankosova.tv.
Inspektim në vendin e aksidentit ka kryer ekipi i DPB Gostivar në bashkëpunim me prokurorin publik.