Prej muajit mars do të ketë rritje të rrogave për mësimdhënësit në Maqedoninë e Veriut, përkujtoi ministrja Janevska
Ministrja për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut, Vesna Janevska, ka përkujtuar se mësimdhënësit nga marsi do të kenë rritje të rrogës për 7 përqind, transmeton Portalb.mk. “Besoj së shumë shpejt do të nënshkruhet marrëveshja e re kolektive për përmirësimin e të drejtave për të punësuarit në shkollat fillore dhe të mesme, ndërsa dua […]


Ministrja për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut, Vesna Janevska, ka përkujtuar se mësimdhënësit nga marsi do të kenë rritje të rrogës për 7 përqind, transmeton Portalb.mk.
“Besoj së shumë shpejt do të nënshkruhet marrëveshja e re kolektive për përmirësimin e të drejtave për të punësuarit në shkollat fillore dhe të mesme, ndërsa dua të informoj, siç jemi dakorduar, ata në muajin mars do të marrin rritje të rrogave për 7 përqind”, deklaroi Janevska.
Në hapësirat e Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë sot u zhvillua takim ndërmjet kryetarit Jakim Nedelkov dhe ministres Janevska, ku po finalizohen propozimet për një marrëveshje të re kolektive në arsimin fillor dhe të mesëm.
Ndryshe, Sindikata e Pavarur e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SASHK) dhe Qeveria kanë arritur më 12 tetor të vitit 2024 marrëveshje sa i përket pagave në arsimin fillor dhe të mesëm, ashtu që nga tetori pati rritje për 5% në arsimin fillor dhe të mesëm. Për muajin mars të vitit 2025 ishte planifikuar rritje për 7 përqind.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, kishte premtuar që rritje të rrogës për 12 përqind në arsim do të ketë prej muajit mars të vitit 2025.
“Nga paga e tetorit që do të paguhet në nëntor, deri në pagën e shkurtit që do të paguhet në muajin mars të vitit 2025, do të kemi rritje të pagave prej 5%. Më tej, në muajin mars të vitit 2025 do të ketë rritje prej 7%. Në mars të vitit 2026, varësisht prej gjendjes së buxhetit, do të ketë rritje mes 7,5 – 10%. Po ashtu, varësisht prej gjendjes së buxhetit, në mars të vitit 2027 do të ketë rritje mes 7,5-10% dhe gjithashtu gjendjes së mbushjes së buxhetit në mars të vitit 2028, do të ketë rritje mes 10-12,5%. Kjo nënkupton se, arsimtarët e shkollave fillore dhe të mesme, në mars të vitit 2028, do të marrin afërsisht minimum 46% pagë më të lartë nga ajo që marrin tani, por ndoshta edhe më shumë”, kishte deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski pas marrëveshjes me SASHK-un.
- LEXO: SASHK-u dhe Qeveria arritën marrëveshje, paga e arsimtarëve do të rritet për 5%
- LEXO: Rritja e rrogave në arsimin e Maqedonisë së Veriut, temë e diskutuar ndërmjet sindikatave dhe kryeministrit
- LEXO: Rritja e rrogave në arsim, kryetari i Sindikatës iu kundërpërgjigj ministres
- LEXO: RMV, rritja e pagave në arsim është i mundur vetëm nga viti i ardhshëm
- LEXO: RMV, në shtator llogaritë e pensionistëve do të kenë rritjen lineare të pensioneve