Vijon seria e akuzave BDI – MEPSO për lulet

Edhe sot kanë vijuar akuzat dhe kundërakuzat midis Bashkimit Demokratik për Integrim dhe MEPSO-s për tenderin mbi një milion denarë të hortikulturës, raporton Portalb.mk. Nga BDI theksojnë se drejtori aktual Burim Latifi lëre që e keqpërdorë detyrën zyrtare, por edhe gënjen. “Është e papranueshme që drejtori i MEPSO-s të përpiqet të shmangë përgjegjësinë për një […]

tetor 8, 2024 - 16:00
 0  4
Vijon seria e akuzave BDI – MEPSO për lulet
MEPSO. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Edhe sot kanë vijuar akuzat dhe kundërakuzat midis Bashkimit Demokratik për Integrim dhe MEPSO-s për tenderin mbi një milion denarë të hortikulturës, raporton Portalb.mk.

Nga BDI theksojnë se drejtori aktual Burim Latifi lëre që e keqpërdorë detyrën zyrtare, por edhe gënjen.

“Është e papranueshme që drejtori i MEPSO-s të përpiqet të shmangë përgjegjësinë për një veprim të tillë skandaloz, duke ia hedhur fajin drejtimit të mëparshëm, kur ne kemi prova të qarta se ai vetë ka nënshkruar kontratën. 150 euro për një lule është një shpenzim i tmerrshëm, që për shumë familje përfaqëson shpenzimet e një muaji të tërë jetese”, thanë nga BDI.

Nga ana tjetër Burim Latifi theksoi se prokurimin e hortikulturës e ka bërë menaxhmenti i mëparshëm i përbërë nga njerëzit e BDI-së dhe Zijadin Selës.

“Konstatimin për nevojën e një furnizimi të tillë në SHA MEPSO e ka nënshkruar ish-ministri i BDI-së, Bilen Saliji, në cilësinë e anëtarit të bordit të drejtorëve të SHA MEPSO. Përzgjedhja e kompanisë fituese në procedurën e furnizimit publik për regullim hortikulturor është bërë nga drejtori i mëparshëm i SHA MEPSO, Zudi Koka, i emëruar nga Fronti Evropian. Të ballafaquar me situatën e mospasjes së asnjë mundësie dhe baze ligjore për anulim të procedurës për furnizim në këtë fazë finale, kontrata u nënshkrua për t’i ikur mundësisë për padi dhe proces gjyqsor nga kompania fituese e përzgjedhur nga menaxhmenti i kaluar i SHA MEPSO. Bëhet fjalë për një kontratë kornizë, e cila mund të ketë implikime finansiare vetëm në rast se bëhet porosi. SHA MEPSO deri tani nuk ka shpenzuar asnjë cent për këtë furnizim publik”, tha Latifi.

Ai shtoi se nëse BDI dhe ekspontët e saj për 24 orë nuk kërkojnë falje për gënjeshtrat e thëna, do t’i padisë për shpifje dhe fyerje.

Dje nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë akuzuar drejtorin e MEPSO-s, Burim Latifi, për punë të papërgjegjshme. Nga kjo parti thanë se përmes një tenderi, MEPSO ka realizuar tender për hortikulturë në vlerë të mbi 1.000.000 denarëve. Nga kompania MEPSO theksuan se bëhet fjalë për një marrëveshje kornizë nga udhëheqësia e kaluar, e lidhur për një periudhë 12 mujore, që nuk ka obligim për shfrytëzimin e mjeteve.