Viti i ri akademik, Vokshi: Institucionet janë kapur politikisht, po rrënojnë të ardhmen
Në nisje të vitit të ri akademik, deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, akuzoi qeverinë se ka kapur një pjesë të madhe të universiteteve duke emëruar dekanë dhe rektorë. Nga selia blu, Vokshi premton se opozita do të vijojë me denoncime, pasi sipas saj një pjesë e drejtuesve kanë punime plagjiaturë dhe kanë probleme me […]
Në nisje të vitit të ri akademik, deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, akuzoi qeverinë se ka kapur një pjesë të madhe të universiteteve duke emëruar dekanë dhe rektorë.
Nga selia blu, Vokshi premton se opozita do të vijojë me denoncime, pasi sipas saj një pjesë e drejtuesve kanë punime plagjiaturë dhe kanë probleme me drejtësinë.
“Ky vit akademik fillon me drejtuesit e rinj të universiteteve që dolën nga zgjedhjet e qershor-korrikut e na treguan se partia e Rilindjes ka kapur dhe nivelin me të lartë të shoqërisë, boten akademike dhe profesoratin. Në shumicën e rasteve drejtuesit e sotëm të botës universitare janë paracaktuar të paktën 2-3 vite më parë pa garë dhe me zero konkurrencë. Zgjedhjet e fundit në universitete s’janë gjë tjetër vetëm se mbërthimi politik i tyre nga pushteti i Ramës. Aq shumë drejtues pa integritet, me probleme me drejtësinë dhe pronësinë intelektuale ka Universiteti në krye sot, saqë zgjedhjet universitare u cilësuan si zgjedhjet e bandave të hajdutëve të pronës intelektuale me tituj akademikë. Intelekti i gënjeshtërt dhe grykësia drejton sot universitetet e Shqipërisë, rrëmihësit e gropës së thellë thithëse të arsimit shqiptar”, deklaroi Vokshi.