1-vjetori i sulmit të Hamasit në Izrael, Spiropali: Lufta duhet të përfundojë një orë e më herët, të kontribuojmë për paqe të qëndrueshme

Kryetarje e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me një vjetorin e sulmit terrosrit të Hamasit kundër Izraelit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeparlamentarje shkruan se lufta që i ka marrë jetën dhjetëra mijëra qytetarëve civilë, duhet të mbarojë një orë e më parë. Reagimi i plotë: Sot është përvjetori i parë i […]

tetor 7, 2024 - 21:00
 0  5
1-vjetori i sulmit të Hamasit në Izrael, Spiropali: Lufta duhet të përfundojë një orë e më herët, të kontribuojmë për paqe të qëndrueshme

Kryetarje e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me një vjetorin e sulmit terrosrit të Hamasit kundër Izraelit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeparlamentarje shkruan se lufta që i ka marrë jetën dhjetëra mijëra qytetarëve civilë, duhet të mbarojë një orë e më parë.

Reagimi i plotë:

Sot është përvjetori i parë i një akti të shumëfishtë terrorist që goditi Izraelin, me kosto të jashtëzakonshme njerëzore; dhjetra mijëra jetë qytetarësh civilë, që janë viktimat e para të një lufte, e cila e kishte nisjen një vit më parë, por që duhet të përfundojë një orë e më herët.

Dhembje pafund për pengjet njerëzore ende në robëri, për të vrarët dhe të dhunuarit e sulmit barbar, për viktimat e luftës dhe për pasojat gati të pakthyeshme që e bënë edhe vetë paqen e brishtë në rajon, një viktimë direkte të luftës që godet gjithëkënd!

Është koha që të bashkohemi për të kërkuar kthimin e të gjithë pengjeve si edhe të kontribuojmë për një paqe të ndershme, të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, që do të mund të garantonte siguri dhe stabilitet për rajonin e gjithë botën!