Protesta e opozitës, ironizon Braçe: Kur këta thonë “sot është për jetë a vdekje”, mund të na thonë se si do vdesin këta?!
Opozita do të zhvillojë sot në orën 18:00 një protestë para Kryeministrisë që pritet të shtrihet edhe në lokacione të tjera të kryeqytetit. Në lidhje me këtë ka reaguar deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe. Përmes në postimi në platformës “X”, Braçe, me tona ironie, shkruan se e ka të paqarët thirrjen e demokratëve: “sot […]
Opozita do të zhvillojë sot në orën 18:00 një protestë para Kryeministrisë që pritet të shtrihet edhe në lokacione të tjera të kryeqytetit.
Në lidhje me këtë ka reaguar deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe.
Përmes në postimi në platformës “X”, Braçe, me tona ironie, shkruan se e ka të paqarët thirrjen e demokratëve: “sot është për jetë a vdekje”.
Postimi i plotë:
“Po i dëgjoj dhe është e paqartë. Kur këta thonë “sot është për Jetë a vdekje”, mund të na thonë se si do vdesin këta?!
Se me thënë të drejtën, këta nuk do kush t’i vrasë; protestuesit çdo herë i kanë vrarë këta, askush tjetër”, shkruan Braçe.