Vincenzo Montella i largon pesë lojtarë nga lista për ndeshjen ndaj Kosovës

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot (e martë) ndeshjen historike ndaj Turqisë për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Mungesë e madhe për ‘Dardanët’ në këtë ndeshje do të jetë ajo e kapitenit Amir Rrahmani. Me mungesa do të jetë edhe kombëtarja e Turqisë, aty ku tashmë është e konfirmuar mungesa e qendërmbrojtësit Merih […]

Mars 31, 2026 - 19:30
Vincenzo Montella i largon pesë lojtarë nga lista për ndeshjen ndaj Kosovës

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot (e martë) ndeshjen historike ndaj Turqisë për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Mungesë e madhe për ‘Dardanët’ në këtë ndeshje do të jetë ajo e kapitenit Amir Rrahmani.

Me mungesa do të jetë edhe kombëtarja e Turqisë, aty ku tashmë është e konfirmuar mungesa e qendërmbrojtësit Merih Demiral shkaku i lëndimit.

Mirëpo, përveç tij edhe katër lojtarë të tjerë nuk do të kenë mundësinë të paraqiten në ndeshjen ndaj Kosovës.

Mediumi i njohur amerikan parashikon fitoren e Kosovës ndaj Turqisë

Kjo pasi përzgjedhësi Vincenzo Montella ka vendosur që ata ta shikojnë ndeshjen nga tribunat.

Lojtarët turk që nuk do të paraqiten ndaj Kosovës janë këta:

Oguz Aydin

Merih Demiral

Muhammed Sengezer

Ahmetcan Kaplan

Mustafa Eskihellaç