Visar Ademi: Ta rindërtojmë ekonominë e Gostivarit
Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot në Gostivar, kandidati për kryetar komune, Visar Ademi, prezantoi vizionin e tij ekonomik dhe planin për të adresuar zbrazjen demografike dhe stagnimin The post Visar Ademi: Ta rindërtojmë ekonominë e Gostivarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot në Gostivar, kandidati për kryetar komune, Visar Ademi, prezantoi vizionin e tij ekonomik dhe planin për të adresuar zbrazjen demografike dhe stagnimin ekonomik të qytetit. Ademi u shpreh se mbi 30 mijë qytetarë e kanë lënë komunën gjatë viteve të fundit, që përbën rreth 37% të popullsisë më aktive, dhe paralajmëroi se nëse kjo tendencë vazhdon, Gostivari mund të përballet me pasoja serioze brenda dhjetë viteve të ardhshme.
Ai theksoi se emigrimi ka ndikim jo vetëm social, por edhe ekonomik, duke cituar vlerësime sipas të cilave qyteti ka humbur rreth 1.5 miliardë euro në dy dekadat e fundit për shkak të largimit të qytetarëve.
Ademi gjithashtu foli për nevojën e një ndryshimi rrënjësor në administratë dhe luftën kundër korrupsionit, duke kritikuar qeverisjet e mëparshme për mungesën e investimeve strategjike në qytet.
Gjatë konferencës, ai prezantoi Planin Ekonomik me 5 pika:
- Gostivar Start-Up Hub – mbështetje për start-up-et lokale me qira falas.
- “Engjëjt e Gostivarit” – lidhja e diasporës me bizneset vendase për investime.
- Qendra për Mbështetjen e Bizneseve Lokale – trajnime, certifikime dhe promovimi i produkteve lokale.
- Zona Industriale “INO-VAR” – hapësirë për investime vendase dhe të huaja.
- Paketa “Investo në Gostivar” – lehtësime tatimore dhe administrative për bizneset që punësojnë të rinj.
Në përfundim, Ademi i bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje aktive në procesin e ndryshimit, duke theksuar se “ndryshimi është në duart tuaja” dhe se 19 tetori mund të jetë një hap drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme për Gostivarin.
The post Visar Ademi: Ta rindërtojmë ekonominë e Gostivarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
