Serbët frikësohen se shqiptarët po blejnë bileta për ndeshjen e sotme: Ja si po i sigurojnë

Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur dje në aeroportin e Nishit, ndërsa sonte do të luajë ndaj Serbisë, më ndeshjen që i përket kualifikimeve për Botërorin e vitit të ardhshëm. Serbët kanë marrë masa ekstreme që të ketë një ndeshje më të qetë, problemet s’kanë munguar qysh në start. Gjatë ditës së djeshme, në stërvitje, serbët

tetor 11, 2025 - 17:30
 0
Serbët frikësohen se shqiptarët po blejnë bileta për ndeshjen e sotme: Ja si po i sigurojnë
Serbët frikësohen se shqiptarët po blejnë bileta për ndeshjen e sotme: Ja si po i sigurojnë

Serbët frikësohen se shqiptarët po blejnë bileta për ndeshjen e sotme: Ja si po i sigurojnë

Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur dje në aeroportin e Nishit, ndërsa sonte do të luajë ndaj Serbisë, më ndeshjen që i përket kualifikimeve për Botërorin e vitit të ardhshëm.

Serbët kanë marrë masa ekstreme që të ketë një ndeshje më të qetë, problemet s’kanë munguar qysh në start. Gjatë ditës së djeshme, në stërvitje, serbët nuk e vendosën flamurin e Shqipërisë fare.

Sikur të mos mjaftonin këto, serbët kanë një tjetër frikë. Ata i tremben faktit se shqiptarët janë duke blerë bileta për të qenë në stadium dhe diçka të tillë po e bëjnë shqiptarët që zotërojnë një pasaportë serbe.

Të shumtë janë ata që kanë mbetur jashtë kufijve zyrtar të Kosovës, në Luginën e Preshevës apo Bujanoc, ndërkohë që ka edhe shqiptarë në Nish e Leskovc.

Duke përfituar nga pasaporta serbe, këta mund të blejnë bileta për të qenë në stadium, gjë e cila do të sillte jo pak probleme për sigurinë e ndeshjes, duke qenë se çdo incident që mund të ndodhë nga tifozët, i faturohet palës serbe, pavarësisht se mund të ketë shqiptarë nëpër tribuna./GazetaExpress/