Visar Azemi pas takimit me qytetarë: Bashkë jemi të pamposhtur
Bashkë jemi të pamposhtur”, ka anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, gjatë një takimi në fshatin Greme të Ferizajt. Azemi ka thënë se gjatë takimit kanë diskutuar për të ardhmen e përbashkët dhe nevojën urgjente për ndryshim. “Mbrëmjen e kësaj të diele, qëndruam në fshatin e bukur Greme të Ferizajt.
Bashkë jemi të pamposhtur”, ka anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, gjatë një takimi në fshatin Greme të Ferizajt.
Azemi ka thënë se gjatë takimit kanë diskutuar për të ardhmen e përbashkët dhe nevojën urgjente për ndryshim.
“Mbrëmjen e kësaj të diele, qëndruam në fshatin e bukur Greme të Ferizajt. Aty u pritëm ngrohtësisht nga banorët e këtij fshati dhe fshatrave përreth, të cilët treguan entuziazëm për këto takime që po i zhvillojmë në Komunën e Ferizajt. Gjatë takimit, diskutuam për të ardhmen e përbashkët dhe nevojën urgjente për ndryshim”, ka thënë Azemi.
Ai ka thënë se të githë ishin të mendimit që ndryshimi ëhtë i mundur vetëm përmes “Rrugës së Re”.
“Të gjithë ishim të mendimit se ky ndryshim është i mundur vetëm me “Rrugën e Re” dhe me LDK-në, që është e angazhuar për një zhvillim të qëndrueshëm e të drejtpërdrejtë për të gjithë. Bashkë jemi të pamposhtur dhe mund të arrijmë çdo qëllim në mënyrë që të krijojmë një të ardhme më të mire”, ka shkruar Azemi në Facebook