Granti për vëllain e deputetes Pacolli, Haradinaj: Kurti s’guxon të veprojë sepse është i involvuar

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj e ka komentuar lajmin se Blerim Pacolli, vëllai i kryetares së Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Fitore Pacolli fitoi grant 100 mijë eurosh nga Ministria e Bujqësisë. Haradinaj tha se kryeministri Albin Kurti nuk vepron lidhur me këtë, pasi sipas tij shefi i qeverisë është i involvuar.

Nëntor 17, 2024 - 17:00
 0  4
Granti për vëllain e deputetes Pacolli, Haradinaj: Kurti s’guxon të veprojë sepse është i involvuar
granti-per-vellain-e-deputetes-pacolli,-haradinaj:-kurti-s’guxon-te-veproje-sepse-eshte-i-involvuar

granti-per-vellain-e-deputetes-pacolli,-haradinaj:-kurti-s’guxon-te-veproje-sepse-eshte-i-involvuar

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj e ka komentuar lajmin se Blerim Pacolli, vëllai i kryetares së Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Fitore Pacolli fitoi grant 100 mijë eurosh nga Ministria e Bujqësisë.

Haradinaj tha se kryeministri Albin Kurti nuk vepron lidhur me këtë, pasi sipas tij shefi i qeverisë është i involvuar.

“Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të keqpërdoren nga kjo qeveri për të vepruar Hetuesia dhe Prokuroria. Sa për kryeministrin dihet që nuk guxon të veprojë, sepse është vetë i involvuar”, shkroi ai në një postim në Facebook.