Vizitat e Osmanit në Kosovë, Ahmeti i përgjigjet Fetait: “Gënjeshtar”

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, reagoi ashpër ndaj pretendimeve të Arben Fetait, i cili dje deklaroi se ish ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani nuk ka zhvilluar The post Vizitat e Osmanit në Kosovë, Ahmeti i përgjigjet Fetait: “Gënjeshtar” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 16, 2025 - 10:30
 0
Vizitat e Osmanit në Kosovë, Ahmeti i përgjigjet Fetait: “Gënjeshtar”

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, reagoi ashpër ndaj pretendimeve të Arben Fetait, i cili dje deklaroi se ish ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani nuk ka zhvilluar vizita bilaterale në Kosovë.

Ahmeti theksoi se në vitin 2025 nuk është e nevojshme të konsultohen arkivat apo dosjet e mbyllura për të vërtetuar një fakt të thjeshtë.

“Një kërkim i thjeshtë në Google, apo një pyetje në ChatGPT, jep informacionin e nevojshëm. Fotografia që publikova tregon qartë dy vizita zyrtare të dokumentuara: më 23 prill 2021 dhe më 26 maj 2023”, deklaroi ai.

Ai shtoi se Arben Fetai ose nuk di të kërkojë informacion, ose zgjedh të mashtrojë publikisht, duke e cilësuar atë si gënjeshtar.

Ky reagim i BDI-së vjen në prag të fushatës elektorale, duke theksuar rëndësinë e informacionit të saktë dhe transparencës në komunikimin publik. Flaka

The post Vizitat e Osmanit në Kosovë, Ahmeti i përgjigjet Fetait: “Gënjeshtar” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .