Vjosa Osmani në Gjilan, krah saj qëndron ish-deputetja e LDK-së

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka publikuar disa fotografi nga një vizitë në Gjilan. Në njërën prej fotove në një lokal atje, shihet edhe ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku. “Faleminderit Gjilan, për mikpritjen e përzemërt sikurse përherë”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook. Ish-presidentja nuk e ka përjashtuar dhe ka paralajmëruar se

Prill 13, 2026 - 17:30
Vjosa Osmani në Gjilan, krah saj qëndron ish-deputetja e LDK-së
vjosa-osmani-ne-gjilan,-krah-saj-qendron-ish-deputetja-e-ldk-se

vjosa-osmani-ne-gjilan,-krah-saj-qendron-ish-deputetja-e-ldk-se

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka publikuar disa fotografi nga një vizitë në Gjilan.

Në njërën prej fotove në një lokal atje, shihet edhe ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku.

“Faleminderit Gjilan, për mikpritjen e përzemërt sikurse përherë”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook.

Ish-presidentja nuk e ka përjashtuar dhe ka paralajmëruar se do ta shqyrtojë një rikthim të mundshëm në LDK, ndërsa kryetari i partisë më të vjetër në vend, Lumir Abdixhiku, e ka hapur më herët derën për këtë mundësi.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1491467892337745?ref=embed_post